LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kosova U-18 në Suedi

Hendboll: Kosova U-18 në Suedi

Edhe zyrtarisht Federata e Hendbollit Evropian ka bërë publike pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës në European Open (kampionati i hapur) që mbahet në Suedi, në konkurrencën e femrave, në kategorinë U-18. Kosova do të jetë pjesë e grupit C, të cilin e përbëjnë edhe Danimarka, Hungaria, Sllovakia, dhe Lituania.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Benon Brahushi, tha se janë në një grup shumë të vështirë, por shpreson të arrijë rezultate sa më pozitive. “Jemi pjesë e një grupi shumë të vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi që dihet se për çfarë përfaqësuese bëhet fjalë. Por, ne do të mundohemi të tregojmë rezultate sa më pozitive”, deklaroi Brahushi.

Ndryshe ai tha se tashmë kanë filluar përgatitjet për këtë kampionat. “Do të stërvitemi dy herë në ditë ku do të kërkojmë që të koordinohemi sa më mirë dhe të përgatitemi sa më mirë për t’u paraqitur denjësisht”, deklaroi Brahushi.

Përfaqësuesja e Kosovës do të debutojë për herë të parë në garat zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit me të gjitha simbolet e shtetit. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori