LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Femrat e Kosovës shënojnë edhe humbjen e tretë

Hendboll: Femrat e Kosovës shënojnë edhe humbjen e tretë

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurrencën e femrave e cila po merr pjesë në ‘European Open’ garë zyrtare që organizon Federata e Hendbollit Evropian, në Geteborg të Suedisë, pësoi humbje edhe e tretë të radhës në kuadër të garave grupore preliminare të Grupit C.

Kësaj radhe vashat kosovar pësuan humbje ndaj Lituanisë me rezultat 18:8. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte e baraspeshuar ku të dy skuadrat tregoheshin të kujdesshme.

Por, në pjesën e dytë ishin lituanezet të cilat treguan më shumë nga loja duke fituar në fund ndeshjen me 10 gola epërsi. Por, edhe përkundër se ishte rival barabartë thuaja se gati gjatë tërë ballafaqimit. Të kujtojmë që Kosova për herë të parë merr pjese në një kampionat zyrtarë ne ndonjë sport kolektiv. /Tribuna/Telegrafi/