LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Besa fiton titullin, goditet drejtori sportiv i Prishtinës

Hendboll: Besa fiton titullin, goditet drejtori sportiv i Prishtinës

KH Besa Famiglia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Prishtinën(32-31) në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për t’u shpallur kështu kampion i këtij edicioni në elitën e hendbollit të Kosovës.

Skuadra nga Peja sot ka arritur ta fitojë ndeshjen e tretë të finales së “play-offit” pasi në ndeshjen e kaluar që u zhvillua në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti e barazoi serinë në 1-1 me një fitore të shënuar në sekondat e fundit.

Sidoqoftë, Besa Famiglia sonte nuk lejoi ndonjë befasi dhe shënuan fitore tejet të vështirë kundër prishtinasve që dhanë gjithçka për të arritur fitoren mirëpo që nuk ia arritën.

Vitin e kaluar ishte Prishtina që e fitoi titullin e kampionit pikërisht kundër Besës, mirëpo këta të fundit këtë vit u hakmorrën.


Për më shumë, mësohet se gjatë pushimit të pjesëve është ushtruar dhunë ndaj drejtorit sportiv të KH Prishtinës, Krenar Çela, nga disa persona të panjohur, mirëpo aty menjëherë ka intervenuar Policia e Kosovës dhe e ka zbutur situatën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori