LAJMI I FUNDIT:

Haziri konfirmon se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit

Haziri konfirmon se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media pas mbledhjes së Bordit të drejtorëve, të shtunën, ka konfirmuar se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit, e që kapin koston e dhjetëra miliona eurove.

“Po mundohemi që t’i mbrojmë të gjitha këto projekte që i kemi për këtë vit, për të faktuar qëllimin dhe nevojën e realizimit. Pres që Kuvendi Komunal ta jap ditën e gjelbër, të mërkurën, në mënyrë që Qeveria dhe Kuvendi i Republikës ta menaxhojë buxhetin e rishikuar. Është rishikim i vogël sepse mbeten të gjitha projektet që kanë qenë”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se Bordi ka vlerësuar edhe reformën në shërbimin civil dhe administratë, duke thënë se po shkojnë drejt normimit dhe standardizimit të plotë e konform kontratave, derisa është folur edhe për reformën në administratën e arsimit dhe në shkollën profesionale, e cila në shtator e gjen këtë komunë të përgatitur.


Në këtë rrafsh, Haziri ka njoftuar se së shpejti do të nis edhe ndërtimi i çerdhes në lagjen Arbëria.

“Përpos çerdheve që janë funksionalizuar, të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit të klasëve të nënta për t’u përgatitur për testin e arritshmërisë i cili mbahet me 23 qershor, ndërkaq më 4 korrik mbahet testi i maturës. Po punojmë shumë që ta përmbyllim vitin shkollor dhe të përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor”, theksoi Haziri.

Duke folur për situatën e pandemisë COVID-19, kyetari Lutfi Haziri pohoi se po menaxhohet në mënyrën më të mirë nga Komiteti përkatës, ndërkaq ka njoftuar se Gjilani po shkon drejt masave të reja të zbatimit, meqë nuk ka burime të reja të infeksionit.

“Por, shqetësuese është rritja e numrit të rasteve pozitive në komunat fqinje dhe na bëjnë të obligueshëm që të mos lejojmë burim të ri të infeksionit. Apeloj të gjithë ata që punojnë jashtë Gjilanit që t’i përdorin masat mbrojtëse. Ndërkaq, është vërejtja e fundit për qendrat tregtare, të cilat nuk po i respektojnë masat. Nuk ka më tolerancë, inspekcioni do ta bëj punën e tyre”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori