Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki, me të cilën kanë biseduar për Gjilanin në përgjithësi, për pozitën që ka kjo komunë e madhe e Republikës së Kosovës, pastaj për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare dhe për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fushën e arsimit të mesëm dhe universitar.
“Është vizita e parë e një ambasadoreje të Finlandës në Komunën e Gjilanit. Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjilanit. E informova ambasadoren për bashkëpunimet ndërpartiake dhe përfaqësimin politik në Kuvendin e Komunës, pastaj për dialogun ndërfetar që ekziston në Gjilan, si specifikë nga Komunat e tjera, për raportet ndëretnike që janë shumë të mira dhe stabile etj”, ka thënë kryetari Haziri.
Gjithashtu kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, e ka informuar ambasadoren edhe sa i përket pozitës që ka Gjilani si pjesë e trekëndëshit kufitar me Maqedoninë dhe Serbinë.
Më tej ai ka potencuar edhe respektin dhe lidhjen e krijuar nga koha e ish presidentit finlandez Martti Ahtisaari.
“Kosova dhe Finlanda e kanë një lidhje emocionale por edhe historike, për shkak që ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka qenë udhëheqës dhe ndërmjetësi kryesor i bisedimeve Kosovë – Serbi, për shpalljen e koordinuar të Pavarësisë së Kosovës. Ambasada gjithashtu ka pasur edhe programe të vogla dhe ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë dhe koordinohemi edhe për fushën e arsimit, sepse Finlanda sipas PISA-as është shteti me arsimin më të zhvilluar momentalisht. Shpresojmë shumë që ambasadorja të vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit në nivelin e shkollave të mesme dhe universitetit “Kadri Zeka”, në mënyrë që të kemi edhe shkëmbim të studentëve, por edhe avancimin e punës dhe ngritje të cilësisë në këtë sektor të rëndësishëm”, ka potencuar kryetari Haziri, pas pritjes që i bëri ambasadores Huntamaki.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime