LAJMI I FUNDIT:

Haziri falënderon zjarrfikësit: Bashkë me mjekët dhe policët, janë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë

Haziri falënderon zjarrfikësit: Bashkë me mjekët dhe policët, janë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku është pritur nga komandanti, Rabit Murseli.

Me këtë rast, Haziri i ka përgëzuar dhe falënderuar zjarrfikësit, duke thënë se bashkë me mjekët dhe policinë, ata janë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që, veçanërisht këto dhjetë ditët e ardhshme, të mos dalin përpos kur është e domosdoshme.


“Në ditën e 18-të, Gjilani po vazhdon ta ruaj qetësinë, në kuptimin e luftës kundër pandemisë. Por, pas largimit të kufizimit të lëvizjes, ka filluar të ketë frekuentim të madh të veturave, në Gjilan ka filluar të ketë qarkullim të madh të veturave dhe njerëzve në qytet. Ju lus të vetëpërmbaheni sepse asgjë nuk ka ndryshuar”, ka qenë mesazhi i Hazirit, të cilit i është bashkangjitur edhe komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me COVID-19./Telegrafi/

#Dita18. Gjilani po vazhdon ta ruaj qetësinë, në luftën kundër pandemisë, derisa pesë familje janë në vetizolim. Por,…

Posted by Lutfi Haziri on Tuesday, 31 March 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori