LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Faleminderit profesionistëve shëndetësorë të cilët shpëtuan mijëra jetë të qytetarëve

Haziri: Faleminderit profesionistëve shëndetësorë të cilët shpëtuan mijëra jetë të qytetarëve

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e fundvitit, ka falënderuar profesionistët shëndetësorë, të cilit tha se shpëtuan mijëra jetë.

Haziri tha se komuna e Gjilanit ka humbur 96 qytetarë nga pandemia.

“2020-ta ka qenë vit i jashtëzakonshëm që dha efektet pandemia. I kemi humbur 96 qytetarë, por të janë shpëtuar mijëra jetë. Në këtë ditë, dëshiroj t’i falënderoj profesionistët shëndetësorë për guximin profesional dhe përkushtimin në parandalimin e përhapjes së virusit, të cilët kanë shpëtuar mijëra jetë. Mirënjohës përjetë”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.


Haziri tha se menaxhimi i mirë i pandemisë, e ka nxjerrë Gjilanin nga zona e kuqe në zonën e verdhë, për të shtuar se po punohet që të kalohet në zonën e gjelbër.

“Lajmi më i fundit është që e kemi përmbyllur me sukses gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor, në kushte pandemie, ku shkollat tona kanë qenë shembulli më i mirë i parandalimit të përhapjes së COVID-19. Po ashtu, jemi duke punuar në 12 objekte shkollore në renovim, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë, derisa më 7 dhjetor kemi filluar me ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Arbëria”, tha Haziri.

Ai ka thënë se përkundër vështirësive që ka sjellë pandemia, Komuna e Gjilanit ka realizuar të gjitha objektiva dhe projektet e parapara për vitin 2020.

“Në infrastrukturë kemi punuar mbi parimin e barazisë, qytet-fshat. Lajmi i mirë është që të gjitha fshatrat i kemi bërë me rrjet të ujësjellësit, përpos Vrapçiqit i cili mbetet fshati i fundit që është në proces”, tha Haziri.

Ai ka thënë se 2020-ta ishte viti më i rëndë sa i përket realizimit të të hyrave nga tatimet.

“Buxheti deri sot është shpenzuar 98 për qind, derisa të hyrat në këtë vit janë realizuar 63 për qind. Ka qenë viti më i rëndë dhe me i keq që e kemi kaluar dhe mezi po presim ta kalojmë këtë pandemi”, tha Haziri.

Në bujqësi, tha Haziri, është realizuar qind për qind programi për subvencionimit të fermerëve në mbjelljet vjeshtore.

Kreu i Gjilanit theksoi si ndjehet mirë që sivjet i Komuna i ka ndarë 200 bursa për studentët, në kuadër të programit për mbështetjen ndaj rinisë.

Ai konfirmoi se tashmë kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF’së përballe Spitalit Regjional, i cili pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Në këtë konferencë, Haziri pohoi se kjo komunë është përfituesja më e madhe e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, me mbështetjen e Komisionit Evropian.

“Projektet kapitale që janë në proces të ndërtimit janë rruga hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë, Rruga e Kumanovës, pjesa e fundit e  rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc, sikurse edhe pjesa e fundit e lumit Mirusha, derisa shtrati i lumit Stanishorka pritet të nis vitin e ardhshëm. Të gjitha këto projekte po i realizojmë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”, tha Haziri.

Në fund, kreu i Gjilanit ka u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, të cilët i vlerësoi lartë për kontributin e madh që kanë dhënë për vendlindjen dhe po japin edhe më tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori