LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Çorba ndaj meje nuk është zierë në Prishtinë por në Gjilan

Haziri: Çorba ndaj meje nuk është zierë në Prishtinë por në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal ka folur rreth aktakuzave të fundit të prokurorisë ndaj tij dhe ish-udhëheqëve komunalë.

“Pretendimet e prokurorit kundër meje në rastin e kontratës së parkingjeve, i njëjti organ i ka hudhur si të pa baza më herët, por kjo është rikthyer me denoncim të grupit të këshilltarëve të PDK-së në emër të Riad Rashitit. Pretendimi në këtë rast është i paragjykuar”, tha ai.

“E them publikisht që çfarëdo që vendosë gjykata unë i përgjigjem plotësisht verdiktit dhe vullnetit të tyre. Por, ajo që dua të them është se nuk është duke ‘zier’ çorba askush në Prishtinë për Gjilanin, por përkundrazi çorba është zier në Gjilan. Gjithmonë është ajo që thotë populli, por që Beqir Musliu më së miri e ka përshkruar në librin e tij që ka të bëjë më përshkrimin e njerëzve të Anamoravës, e ka thënë se ‘njerëzit e Anamoravës e kanë durimin deri në qiell, por e sosin jorganin për një plesht”, tha Haziri.


“Ndërkaq, pretendimet e prokurorit për krim të organizuar si vepër karshi ish-kryetarit dhe 39 zyrtarëve tjerë është shqetësim dhe është aktakuzë që peshon. Konfirmoj publikisht se sa i përket aktakuzës ndaj ish kryetarit, asnjë letër dhe asnjë dosje nuk ka shkuar në prokurori as prej meje, e as nga stafi im. Nëse e gjenë dikush që një drejtorë i Komunës e ka inicuar këtë punë, unë japë dorëheqje. Ju lutem, mos i politizoni rastet, por t’i lëmë gjykatat që të bëjnë punën e tyre”, theksoi ai

Numri një i këtij qyteti gjatë kësaj mbledhjeje ka folur edhe për protestën e sotme të punëtorëve të kompanisë “Ecohigjiena”, duke thënë se është angazhuar drejtpërdrejt në zgjidhjen e problemeve të tyre, si dhe mbi ndryshimet në statutin e komunës,

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori