LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Presidenti i PLAN-it, paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime jo-kushtetuese për formimin e Qeverisë

Haxhiu: Presidenti i PLAN-it, paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime jo-kushtetuese për formimin e Qeverisë

Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi presidenti tha se javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se paralajmërimi i presidentit të partive të PLAN-it, është paralajmërim se po përgatitet një marrëveshje e keqe për vendin.

“Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jo kushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.


Ajo thotë se vendi ia ka parë sherrin Thaçit dhe ky i fundit sipas saj me planin e tij do të shkel dhe përmbys vullnetin e qytetarëve.

“Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes. Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se 400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe “kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori