LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit

​Haxhiu: Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit

Qeveria sot ka prezantuar fillimin e zbatimit të masës 3.5, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Me vendimin e Ministrisë së Financave që nis të zbatohet nga ky muaj, nënat e reja (lehonat) do të mbështeten nga Qeveria duke përfshirë 170 në muaj dhe njëkohësisht do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve, nga 20 deri në 10 euro në muaj.

E këtë vendim ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po e vlerëson se për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit.


Sipas saj për herë të parë vëmendja është kthyer tek kategoritë që janë të diskriminuara e shtypura.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se problemet e mëdha të shkaktuara për vite me radhë, nuk adresohen brenda vitit.

Ky është statusi i saj i plotë:

Asnjëherë, asnjë Qeveri, përmes politikave nuk kanë adresuar problemet me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë prandaj edhe gjendjen e kemi gjetur shumë keq. Vetëm angazhimi i Qeverisë por edhe institucioneve tjera do ta ndryshojë gjendjen. Padyshim që problemet e mëdha të shkaktuara për vite me radhë, nuk adresohen brenda vitit.

Për herë të parë po ndodhë që gratë dhe fëmijët po e ndjejnë dorën e shtetit. Për herë të parë vëmendja është kthyer tek kategoritë që janë të diskriminuara e shtypura.

Shumë mesazhe kam pranuar sot lidhur me masën për mbështetjen e nënave dhe fëmijëve.

Familjet i janë gëzuar kësaj mase sepse lehtëson jetën e secilit ndërkaq cinikët janë gjithnjë në pozicionin e vet. Tendencat për ta minuar efektin pozitiv të kësaj mase janë të dështuara!

Shteti ynë do të bëhet vend i mirëqenies ku secili mund të jetojë sepse është qytetar i këtij vendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori