LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu paralajmëron padi kundër Thaçit

Haxhiu paralajmëron padi kundër Thaçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do të dorëzojë në prokurori një padi kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi për deklaratën e tij të bërë sonte gjatë intervistës në RTV Dukagjini.

Haxhiu tha se Thaçi është president shpifës, i cili do të përgjigjet për akuzat e bëra ndaj familjarëve të saj, për posedimin e një laboratori droge.

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, shkruan Haxhiu.


Ajo gjithashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur ndaj akuzave që presidenti po i bën.

“Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, shkruan Haxhiu.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë intervistës së tij ka akuzuar ministren e Drejtësisë se është e përfshirë në laboratorët të drogës.

“Bërja publike e involvimit direkt, e familjarëve të saj në laboratorët e drogës, nga Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, imagjinojeni, është shqetësuese. Ajo dhe familjarët e saj, jo nuk e kam ngatërruar, e kam për ministren e Drejtësisë”, tha Thaçi gjatë intervistës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori