Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, tha të mërkurën se qeveria shqiptare është duke reflektuar pas zhvillimeve të fundit.
Haxhinasto vlerësoi qëndrimin dhe përkujdesjen e partnerëve ndërkombëtarë, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar dhe tha se është shumë e rëndësishme t`i referohemi një konstatimi të tyre, tashmë të qartë, se dhuna është e palejueshme të përdoret si mjet për të arritur qëllimet politike.
"Dëshiroj t`ju siguroj se qeveria është duke reflektuar. Ajo ka shprehur vullnetin për të krijuar të gjitha mundësitë për realizimin e një hetimi ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur. Gjithashtu, ajo ka reaguar, duke anuluar edhe mitingun e saj paqësor dhe kundër dhunës të ditës së shtunë”, tha Haxhinasto.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se qeveria është e angazhuar të realizojë të gjitha detyrimet e saj për kthimin në normalitet të aktivitetit të institucioneve, dhe se tashmë po përfundon plani i punës për realizimin e 12 prioriteteve të Opinionit të Bashkimit Evropian.
Këto prioritete janë të domosdoshme që Shqipëria të vazhdojë në procesin e saj të integrimit me qëllim që papërgjegjshmëria politike e shoqëruar me mjete të dhunës të mos pengojnë dhe të mos vonojnë procesin e integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati i Popullit: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale, kërkohet veprim urgjent
OBRM-PDUKM: Revizioni ka konstatuar parregullësi financiare në Klinikën për Sëmundje të Syve në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
U kapën duke vjedhur shtëpinë, dy shqiptarë kërcënojnë policët italianë
Futet në “41 biss” ish-komandoja, e “fundos” telefoni që iu gjet në qeli
Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
Çfarë po ndodhë me reformën në sistemin e drejtësisë?
Zhvillimet e fundit në UP, studentët paralajmërojnë bojkot dhe protesta
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh