LAJMI I FUNDIT:

Haxhinasto merr mbështetjen e Maltës

Haxhinasto merr mbështetjen e Maltës

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, i cili u takua të enjten në Tiranë me homologun e tij maltez, Tonio Borg tha se Malta do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Haxhinasto theksoi se Malta do të mbështesë agjendën evropiane të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.

Ministri tha se janë arritur një sërë marrëveshjes bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit. /Telegrafi/