LAJMI I FUNDIT:

Haxhinasto dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Haxhinasto dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, si dhe punonjës të administratës së kësaj ministrie, kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Vendimi është marrë në përgjigje të kërkesës së kryqit të kuq shqiptar për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë apo personave të tjerë që kanë nevojë për gjak.

Kjo do të vazhdojë periodikisht, siç është dhe kërkesa e Kryqit të Kuq Shqiptar, një herë në 3 muaj, duke ju gjendur pranë kështu fëmijëve që e kanë domosdoshmëri transfuzionin e gjakut, për shkak të sëmundjes së talasemisë.

Kryqi i Kuq Shqiptar, shpesh herë bën apel për dhurim gjaku, kjo pasi në bankat e gjakut ka mungesa të theksuara gjaku./news24/BW/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori