LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Krasniqi stërvitët edhe në mbrëmje, nëpër borë

Haxhi Krasniqi stërvitët edhe në mbrëmje, nëpër borë

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi, ka thënë se ai po stërvitët si kurrë më parë për meçin e ardhshëm kundër uellsianit, Nathan Cleverly.

Ai me trajnerin e tij ka filluar të stërvitët edhe në mbrëmje, nëpër bjeshkë të mbuluara me borë.

"Përgatitjet janë duke ecur shumë mirë. Kurrë nuk kam pasur përgatitje kaq të vështira, por po i bëj me një vullnet dhe kënaqësi shumë të madhe. Jam duke ushtruar 5 deri në 8 orë në ditë. Nuk e di nëse ka ndonjë boksier që ushtron kaq shumë”.

“Mezi po e pres 16 marsin. Jam duke ushtruar nëpër bjeshkë të mbuluara me borë, sidomos natën. Shpesh natën po shkojmë në bjeshkë dhe po ecim, pasi natën është shumë ftohtë, e sa më ftohtë aq më mirë për kondicion", ka thënë Krasniqi për të përditshmen Koha Ditore./Telegrafi/