LAJMI I FUNDIT:

Haxhaj rinovon me Prishtinën

Haxhaj rinovon me Prishtinën

Përveç transferimit të futbollistëve, me skuadrën e FC Prishtina janë duke vazhduar kontratën edhe futbollistët tjerë që kanë qenë afër përfundimit të këtyre kontratave. Qendërmbrojtësi 25 vjeçar, Adnan Haxhaj, ka vazhduar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme.

“Ndihem mirë në klubin më të madh të vendit dhe kjo është arsyeja që edhe pas katër vite e gjysmë sërish të vazhdoj qëndrimin edhe për tre vite tjera”, ka theksuar me rastin e vazhdimit të kontratës, Haxhaj, për faqen zyrtare të klubit.

“Në stinorin pranveror jam shumë i bindur dhe pres që së bashku me bashkëlojtarët të arrijmë qëllimin mjaft të vështirë që sërish të mbrojmë titullin e kampionit”, është optimist mbrojtësi, Haxhaj.

Adnan Haxhaj, në stinorin vjeshtor të edicionit 2013/14 ka 12 paraqitje. Prej tyre në 8 ndeshje ka qenë titullar, në një është zëvendësuar, kurse në 4 takime është aktivizuar nga bankina. Ka një gol të shënuar në javën e 14-të në fitoren e arritur në “Riza Lushta” kundër Trepçës ’89. Nga 12 paraqitjet, Prishtina me Haxhajn në formacion ka arritur 6 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime. Në 8 paraqitjet si titullar, Haxhaj me Prishtinën ka pësuar vetëm 2 gola, në humbjen e pësuar nga Drenica – 1:0 dhe në ndeshjen e fundit të fituar nga Hajvalia 1:3. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori