Policia greke e Igumenicës tha se ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që kishin ngritur rrjetin e tyre në Europën Perëndimore.
Policia tha se hashashi me prejardhje nga Shqipëria transportohej drejt Suedisë me makina tregëtare që eksportonin djathin grek. Policia e Igumenicës tha se ka bllokuar gjatë këtij viti në brezin kufitar me Shqipërinë mbi 4 tonë hashash.
Departamenti i Narkotikëve në Igumenicë, qytetin fqinj me Sarandën, ka deklaruar se ka goditur një grup të strukturuar që kryente veprime kriminale të vazhdueshme në trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Evropës Veriore.
Policia greke tha se ka arrestuar tre persona duke sekuestruar mbi 200 kilogramë hashash dhe një arsenal armësh. Operacioni ,sipas policisë greke, është kryer në zonën e Sulit në Greqinë Veriore, zonë që ishte kthyer në bazë të trafikantëve.
Sipas policisë greke lënda narkotike pasi transportohej nga Shqipëria maskohej në podhimin blektoral që eksportohej drejt Stokholmit te Suedisë përmes një kompanie transporti. Paketimi, sipas policisë greke, realizohej në mënyrë të tilla duke mos ngjallur dyshime në kontrollet kufitare. Policia greke ka bllokuar si provë materiale pajisjet me të cilat realizohej paketimi i lëndës narkotike.
Ndërkaq, policia e Igumenicës publikoi të dhënat për trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë gjithë këtij viti. Sipas këtyre të dhënave policia greke ka arritur të bllokojë mbi 4 tonë bimë narkotike hashashi të futur në Greqi nga territori shqiptar.
Policia tha se janë regjistruar 227 raste të operacioneve kundër narkotikëve. Sipas policisë greke 333 persona janë arrestuar për këtë vepër kriminale. Gjatë operacioneve krahas lëndës narkotike në jo pak raste janë sekuestruar edhe armë të tipeve të ndryshme që përdoreshin nga trafikantët për sigurinë e ngarkesave me lëndë narkotike.
Të dhënat e publikuara flasin për një rritje të këtij trafiku që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për policitë shqiptare dhe greke në brezin kufitar mes të dy vendeve, raportoi Zeri i Amerikës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet