LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Mund të shënojmë ndaj Partizanit

Hasani: Mund të shënojmë ndaj Partizanit

Sulmuesi i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i njohur si Buba, thotë se kuqezinjtë tetovarë mund të befasojë kundërshtarin duke shënuar në ndeshjen e sotme.

Kampioni i Maqedonisë sonte përballet me kampionin e Serbisë, Partizanin, në Beograd, dhe ekipi serb shihet si favorit.

Megjithatë Ferhan Hasani, i cili shihet si kërcimi kryesor për portën e Partizanit, mbetet optimist për një rezultat pozitiv.

“Partizani është favorit, por ne nuk kemi ardhur në Beograd për të humbur. Besojmë se mund të arrijmë te një rezultat pozitiv, barazimi do të ishte ideal, por mund edhe të shënojmë një gol”.


“Më vjen keq që tifozët tonë nuk do të jenë, por e di se do të kemi një shtytje shtesë në ndeshjen e kthimit, kur të jemi nikoqirë. Kemi ardhur për të luajtur futboll, gjërat tjera nuk na shqetësojë”, citohet të ketë thënë Hasani për mediat serbe. /Telegrafi/