Harta e sistemit zgjedhor me shumë zona
Sistemi zgjedhor me shumë zona do të jetë sfidë e radhës për Komisionin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet. Dy opsione janë të mundura që të fillohet nga ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet:
E para, që Ligji që është në fuqi të amandamentohet në të gjithë ata kapituj, ku i jipet hapësirë aplikimit të listave, sistemit me një votë apo me pesë vota për kandidatët në listë, një kapitull që do të duhej të ishte paksa ma i veçantë është sistemi zgjedhor me shumë zona, i cili kërkohet nga Komisioni për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet ta përkufizojë qartë skemen e ndarjes së vendit në më shumë zona, që disa nga ekspertë kanë dhënë tani një propozim për shtatë zona zgjedhore.
E dyta, të rishkruhet Ligji për Zgjedhjet nga preambula e tij deri te dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, nëqoftëse ka nevojë të rregullohet struktura normative, evitohet ambiguitetet brenda dispozitave ligjore dhe krijohet një harmonizim mes kapitujve.
Ajo që vërehet nga këto paraqitje individuale, duket se propozimet nuk janë mjaftë të eleboruara dhe nuk janë dhënë argumente të mjaftueshme që të jenë të përfillshme.
Skicimi i zonave zgjedhore do të duhej të shoqërohej me një minimum rregullash elementare, që mbi bazën e tyre të mbështetej dhe plotësohej projekti për numërin e zonave dhe të jipeshin sqarime se përse ato duhet të ekzistojnë në “hartën” e re të sistemit zgjedhor.
Në teorinë dhe praktikën e sistemeve zgjedhore janë shpërfaqur ide të shumta lidhur me përzgjedhjen e praktikave më të mira të ndarjes së vendit në më shumë zona. Në një nga shkrimet e botuara më parë është pretenduar të tërhiqet vëmendja në shqyrtimin e mundësisë së ekulibrimit të numërit të votuesve branda një zone zgjedhore, dhe të kihet parasysh numëri aktual i vendvotimeve që kanë ndikim në skcimin e zonave.
Disa ga vendet me traditë historike lidhur me aplikimin e sitemit zgjedhor me shumë zona, i referohen së kaluarës dhe bëjnë përshtatje me ndryshimet e reja. Kosova si shtet i ri nuk mund të thirret në faktorin historik, dhe duhet të ketë kujdes nga ndikimet e sistemeve të huaja, sepse ekzistojnë specifika të veçanta gjeografike (madhësia e territorit), ekonomike (kostoja e shpenzimeve), politike dhe sociale duke pasur parasysh obligimet që dalin nga Kushtetuta e vendit.
Sidoqoftë, kjo punë duhet nisur pasi të jetë konceptuar mire ideja, e cila nuk do të thotë se fillimisht mund të jetë e përkryer, sepse ekziston një periudhë kohore relativisht e mjaftueshme, e cila lejon ndërhyrje në korrgjimin e projektit deri në finalizimin e tij.
Diçka çka duhet të mësohet janë përvojat e disa vendeve në rajon, si Shqipëria, e cila nga kapërcimet e “nxituara” nga një sistem zgjedhor tek tjetëri është përcjellur me kriza dhe tensione të brendshme politike deri në aplikimin e sistemit zgjedhor rajonal proporcional.
Po të shfrytëzohej racionalisht koha që ka para vetes Komisioni për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, nu ka dyshim se do të duhej të kishim rezultate të mira.
Për Komisionin parlamentar është pozitive hapja e debatit, me qëllim që të konsumohen edhe ato pak përvoja nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tani po shënon disa vite përvojë pune dhe ka qenë i sfiduar nga mangësitë e Ligjit për Zgjedhjet.
Një nga faktorët e tjerë është edhe përzgjedhja e sitemit zgjedhor, pra lloji i tij, qoftë ai mazhoritar, proporcional apo i kombinuar, i cili e lehtëson punën e ekipit që do të krijojë harten e re zonale, ku është i mundur funksionimi i sistemit, është përllogaritur margjina e defekteve para se të shkohet në zgjedhje të reja.
Sistemi që tani aplikon Shqipëria është mjaftë i thjeshtësuar, sepse nuk aplikohet raundi i dytë siç e kemi ne tani në Kosovë, dhe ka një kosto financiare më pak të kushtueshme buxhetore, ndërsa në relacionet mes partive politike zvogëlohen tensionet dhe kritikat lidhur me manipulim e rezultatit zgjedhor.
Në teorinë shkencore lidhur me skicimin e zonave zgjedhore shtrohen majftë pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje para se të ketë nisur puna se kush duhet t’i skicojë vijatë ndarëse të zonave zgjedhore, kush do ta bartë barrën e përgjegjësisë lidhur me sukseset e projektit apo dështimit të tij?
Sa do kenë pavarësi grupet punuese në punën e tyre dhe a do të ndikohen nga politika dhe sa do ta ruajnë neutralitetin në raport me partite politike për caktimin e zonave zgjedhore?
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyren për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës