Deri në vitin 2018 në treg do të dalë mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar, e cila nëpërmjet lidhjes pa tela me internet do të dozohet nga largësia!
Në të vërtetë, Fondacioni Bill & Melinda Gates do të sponsorizojë zhvillimin e “kapsulës së mençur”, e cila femrën do ta mbrojë nga shtatzënia e padëshiruar për plot 16 vjet, transmeton Telegrafi.
Gjithsesi sistemi i ri për çdo ditë në gjak liron në mënyrë të saktë dozën e caktuar të hormoneve, ndërkaq mjekët veprimin do ta mbikëqyrin nëpërmjet sinjalit pa tela dhe, sipas nevojës, do të ndryshojnë dozën apo do ta ndërpresin plotësisht lirimin e hormoneve.
E gjithë procedura do të zhvillohej me ndihmën e mikroçipit kompjuterik, i cili do të jetë i lidhur me sistemin e thjeshtë të kontrollit. Me shtypjen e sustës do të fillojë përdorimi i kontracepsionit, ndërkaq kur femra vendos të mbetet shtatzënë, do ta ndërpresë kontracepsionin.
Këtë lloj kontracepsioni do ta bënin pothuajse gjysma e femrave në moshën reproduktive, të cilën mjeku përgjegjës do të mund që në mënyrë të thjeshtë të mbikëqyr nivelin e hormoneve dhe do t’i këshillojë pacientet. Ato në trup do të bartnin “aparatin” e madhësisë 20 x 20 x 7 milimetra.
Ngjashëm në të ardhmen do të shëroheshin edhe shumë sëmundje të tjera në atë mënyrë që në intervale të caktuara kohore në qarkullim gjaku do të lironin doza të caktuara të barnave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh