LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të jemi të përgjegjshëm në menaxhimin e parasë publike

Haradinaj: Do të jemi të përgjegjshëm në menaxhimin e parasë publike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian në të cilin është diskutuar Raporti vjetor mbi aktivitetet e donatorëve në Kosovë gjatë vitit 2016.

Kryeministri Haradinaj shprehu falënderimin për kontributin, përkrahjen, ndihmën dhe donacionet e dobishme që kanë dhënë, qeveritë dhe donatorët e ndryshëm të vendeve mike të Kosovës. Këto ndihma për Kosovën dhe popullin e saj, kanë ardhur në kohëra të vështira dhe për këtë arsye janë të rëndësishme dhe të veçanta.

“Fal një përkrahje gjeneroze që ka ardhur në vazhdimësi, nga viti në vit, Kosova nuk është ndjerë e lënë vetëm”, tha kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj tha se fal punës së përbashkët me Unionin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe vendeve tjera mike, donacionet kanë qenë gjeneroze dhe vazhdojnë të jenë.

“Kosova sot qëndron më mirë, dhe për këtë kemi marrë obligime që të ndërtojmë një shoqëri të avancuar, demokratike që respekton të gjithë qytetarët e vendit dhe e përgjegjshme në menaxhimin e parasë publike dhe të donacioneve”, tha ai.

Duke folur rreth bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë  partnere e mirëfilltë dhe do ta rrisë përgjegjësinë e vet në menaxhimin e parasë publike dhe të donacioneve në Kosovë, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, falënderoi donatorët për kontributin e vazhdueshëm të tyre në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ministrja Hoxha, para të pranishmëve paraqiti Raportin vjetor të donacioneve për vitin 2016, duke theksuar se vetëm gjatë vitit 2016 asistenca financiare ka qenë 164 milionë euro, derisa donatorët kryesorë kanë mbetur të pandryshuar, SHBA, BE-ja, Zvicra, Gjermania, etj.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori