LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon përfaqësuesit e SBASHK-ut: Do të angazhohemi që të merren parasysh disa nga kërkesat e mësimdhënësve

Haradinaj takon përfaqësuesit e SBASHK-ut: Do të angazhohemi që të merren parasysh disa nga kërkesat e mësimdhënësve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, ndërsa tha se janë zotuar që para votimit në Kuvend të Ligjit për pagat të angazhohen bashkërisht që të merren parasysh disa nga kërkesat e sindikatës dhe mësimdhënësve.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është bërë edhe punë e madhe me Ligjin e Pagave, duke i zyrtarizuar pagat e mësimdhënësve që deri tani, bazoheshin në vendime dhe në shtesa të rrezikshmërisë.

“Rritja e buxhetit në arsim është një nga hapat e shumtë që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar gjendjen në këtë sektor. Krahas kësaj është bërë edhe punë e madhe me Ligjin e Pagave, duke i zyrtarizuar pagat e mësimdhënësve që deri tani, bazoheshin në vendime dhe në shtesa të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit i njoftova për nevojën që ky ligj të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të hapet rrugë për të bërë përmirësimet e nevojshme në të ardhmen. Po sot, u zotuam se do të angazhohemi bashkërisht që përpara votimit në Kuvend, të merren parasysh disa nga kërkesat e sindikatës dhe mësimdhënësve”, shkruan Haradinaj.


Kryetari i SBASHK-ut: Nga 14 janari grevë e përgjithshme në arsim (Video)
Lexo po ashtu Kryetari i SBASHK-ut: Nga 14 janari grevë e përgjithshme në arsim (Video)

Ndryshe, ditë më parë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk korrigjohet koeficienti i pagës për sistemin e arsimit do të merren masa radikale duke filluar nga 14 janari.

“Është vendim i SBASHK-ut se nëse nuk plotësohen kërkesat nga 14 janari nuk do të fillohet gjysmë viti shkollor me mësim por me grevë të përgjithshme, e cila do të jetë në kohë të pacaktuar derisa institucionet nuk i plotësojnë kërkesat legjitimi të punëtorëve të arsimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori