LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Skënderbeu, fija e artë që na lidhi me aleatët tanë të përjetshëm

Haradinaj: Skënderbeu, fija e artë që na lidhi me aleatët tanë të përjetshëm

Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan që për vizion kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi. Kështu u tha në orën e madhe letrare “Ora e Gjergjit”, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim për krijuesit.

Ai tha se me këtë manifestim po e nisin vitin jubilar për kryetrimin e Arbërisë, që shqiptarëve ua mbolli guximin dhe ua zgjoi mendjen për të fituar lirinë kombëtare.


“Me manifestimin “Ora e Gjergjit” po nisemi në rrugëtimin epik përgjatë Vitit të Skënderbeut, sepse ideja e luftës për liri na bënë bashkë dhe na mban në këmbë edhe sot pas 550-vjetësh.

Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan, që vizion e kishte rreshtimin me Perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi”, tha kryeministri.

“Gjergj Kastrioti ishte dhe vazhdon të mbetet fija e artë që na lidh me aleatët tonë të përhershëm, por që na u gjenden edhe në ditë të vështira e me të cilët jemi edhe sot. Gjergji na është bërë mburojë për krenar ndër shekuj dhe inspirim për ta ruajtur lirinë kombëtare edhe me çmimin e jetës”, tha kryeministri Haradinaj.

Nder dhe privilegj për të gjithë krijuesit që viti jubilar për heroin kombëtar Skënderbeun po hapet nga shkrimtarët ka thënë të jetë kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj.

Po ashtu, ai tha se është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që pendat shqiptare po respektohen nga qeveria e veçmas nga kryeministri Haradinaj.

Në këtë aktivitet u mbajt një minutë heshtjeje për nder të profesorit dhe poetit të ndjerë Basri Çapriqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Kalo në kategori