LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Rruga jonë është rruga e lirisë, rruga e popujve të lirë evropianë

Haradinaj: Rruga jonë është rruga e lirisë, rruga e popujve të lirë evropianë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi.

“Nderi i këtij vendi është edhe më i hershëm. Jemi në vendin, trevën që ka dhënë njerëz të zotë në të gjitha kohërat”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga kjo familje edhe në Luftën e Dytë Botërore kishte të rënë, e në luftën e fundit, ndër familjet e ralla që dha katër dëshmorë.

Haradinaj, duke theksuar veçantinë e kësaj familje, tha se ata nuk e përqafuan luftën, por e krijuan, e bënë atë.


“Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve, luftë e jona. E kemi për nder sot që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi”, tha kryeministri Haradinaj, duke dhënë edhe porosinë, që shqiptarë ishim, shqiptarë jemi dhe shqiptarë do të mbetemi.

“Ishim shqiptarë edhe atëherë kur këndej kanë kaluar plot e plot fuqi e botëra, disa prej të cilave kanë lënë gjurmët e veta, por gjurma më e mirë në trojet tona jemi ne vet”, tha  Haradinaj.

Ai tha se falë sakrificës së brezave dhe falë dëshmorëve që i kujtojmë sot, ne si popull, sot jemi të lirë dhe, rruga jonë, është rruga e lirisë, rruga e popujve të lirë evropian.

Në këtë akademi të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ministri i Infrastrkturës, Pal Lekaj, si dhe shumë bashkëluftëtarë të dëshmorëve që u përkujtuan sot.

Me nga një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan edhe nenkryetari i Komues së Gjakovës Ramadan Hoti, famullitari Don Albert Jakaj, profesor Emin Kabashi dhe perfaqësuesi i familjes Lleshi, Gegë Lleshi, i cili tha se historia jonë na ka dëmtuar shumë në aspektin e shpërblimit pas luftës, por rezistenca e UÇK-së, humbjet ishin të mëdha, por në të njëjtën kohë ato u shpërlbyen me lirinë tonë.

Ai falënderoi kryeministrin Haradinaj për organizimin e këtij tubimi, Komunën e Gjakovës për investimet që ka bërë para lapidarit të dëshmorëve, duke uruar që në të ardhmen të takohen në gëzime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori