Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është pritur nga U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së.
Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj në këtë vizitë i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është njoftuar me kushtet në të cilat gjendet QKUK-ja dhe me punën që po bëjnë punëtorët shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore.
Po sipas njoftimit, Haradinaj, pas takimit me Bordin dhe vizitës që i bëri Repartit të ri të Intensives Qendrore në QKUK, tha se qëllimi i vizitës është t’i kushtohet rëndësi shëndetësisë dhe të konstatohen dallimet nga gjendja ekzistuese në një gjendje më të mirë.
“Vijmë këtu për të konstatuar a po lëvizin punët. Të gjithë ne i obligohemi parametrave apo treguesve dhe interesimi im dhe i ministrit, i cili e ka marrë me shumë kujdes punën, është që ta vërtetojmë kur është kjo diferencë, por edhe atëherë kur nuk është, pra të dimë ta identifikojmë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, duke konstatuar gjendjen ekzistuese në shëndetësi, ka shtuar se kapaciteti pranues dhe lista e pritjeve, që në raste të caktuara është e gjatë për trajtim apo ndërhyrje, duhet të përmirësohen.
“Një temë që mua më shqetëson dhe e kam thënë disa herë dhe që sot e pata rastin për të biseduar, është lista e barnave esenciale. Unë nuk e bart përgjegjësinë vetëm te njëra palë, në këtë rast te Bordi apo te personeli mjekësor, por edhe ne institucionet mbajmë përgjegjësi, të gjithë. Nuk vijmë këtu për asnjë arsye tjetër, përpos si ekip për të bërë diferencën, pra t’i bëjmë këto dallime”, tha kryeministri Haradinaj.
Me këtë rast, kryeministri falënderoi TIKA-n e Turqisë për donacionin dhe kujdesin në renovimin e Repartit të ri të Intensives Qendrore, për të cilin tha se është vepër e mirë.
“Do të jemi bashkë gjatë gjithë vitit që vjen, për të matur këta tregues. Edhe unë, edhe drejtori dhe të gjithë ne varemi nga këta tregues, me qenë të mirë ne jemi të lumtur, pacientët janë të lumtur, dhe po të mos jenë mirë, ne të gjithë duhet të japim përgjegjësi, sepse është e pamundur ndryshe”, tha kryeministri.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se që nga fillimi është parë një intensifikim i qeverisë për t’u përballur me problemet që i ka sektori i shëndetësisë dhe për këtë 100 ditësh të punës janë munduar t’i kuptojnë sfidat dhe të vendosin kritere të reja për punë.
“Viti 2018 duhet të na pres me thjeshtësim të problemeve, në mënyrë që qytetarët tanë të mos presin në radhë të gjata dhe që kushtet në spitalet tona të mos jenë aq të dallueshme nga ofertat private. Intensifikimi dhe puna jonë do të jetë që viti 2018 të jetë viti ku do të shihet përmirësimi i situatës në shëndetësi”, tha ministri Ismaili.
Edhe U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, tha se është kënaqësi për punëtorët shëndetësorë që të shohin nga afër përditshmërinë e përkrahjes maksimale të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. “Kjo është më se e domosdoshme, që tani e tutje të fillojmë një epokë të re në shëndetësinë kosovare, që pacientët tanë ta ndiejnë dorën e shtetit dhe të trajtohen ashtu siç duhet”, tha Sejdiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve