LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve

Haradinaj: Kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kurrë më nuk do të ndalen pagat e veteranëve të luftës së UÇK-së, ndërsa i është përgjigjur dhe akuzave të LDK-së se po e rrezikojnë shëndetësinë.

“Kurrë më nuk do t’iu ndalen paret veteranëve. Nuk është e vërtetë që po e rrezikojmë shëndetësinë që i kemi qitë paret për veteranët. Buxheti i ka vijat buxhetore dhe këto që janë për veteranët kanë me qenë të veteranëve”, ka thënë shefi i Qeverisë.

Këto komente kryeministri i vendit dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë gjatë tubimit elektoral në bastionin e kësaj partie – në Deçan.


Haradinaj ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, duke thënë se “Bjeshkët e Deçanit janë natyrë madhështore dhe janë tonat deri në Çakorr.

LDK dje nuk e ka votuar rishikimin e buxhetit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, me arsyetimin se nga fondi i sigurimeve shëndetësore janë hequr miliona euro “për të paguar militantët partiakë që kanë hyrë në lista të veteranëve pa të drejtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori