LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jordania mund ta ndihmojë Kosovën

Haradinaj: Jordania mund ta ndihmojë Kosovën

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është takuar me Princin e Jordanisë, Ghazi bin Muhammad.

Haradinaj ka bërë të ditur se Jordania do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, në veçanti në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Në përfundim të konferencës Aqaba në Tiranë, takova edhe Princin e Jordanisë, Ghazi bin Muhammad, të cilin e falënderova për përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.U pajtuam se Jordania si vend me ndikim te shtetet arabe dhe më gjerë, mund ta ndihmojë Kosovën, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/