LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe

Haradinaj: Jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në shtëpinë e tij delegacionin e NATO-s, i kryesuar nga nënadmirali amerikan Colin J. Kilrain, komandant i operacioneve speciale të NATO-s, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit.

Haradinaj është shprehur mirënjohës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike për Kosovën.

“Kisha nderin që të pres në shtëpinë time Nënadmiralin amerikan Colin J. Kilrain, Komandant i Operacioneve Speciale të NATO-s bashkë me komandantin italian të KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, Kolonelin amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Ioëa-s Gjeneralin Timothy Orr.


Në këtë darkë miqësore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike në rrugën tonë të konsolidimit si shtet.

Ne jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/