LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Kosovë është zgjidhja, jo ikja jashtë saj

Haradinaj: Në Kosovë është zgjidhja, jo ikja jashtë saj

(E plotësuar) I mandatuari për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vjen nga radhët e koalicionit PAN, ka kërkuar nga qytetarët e vendit që ta mbështesin për të kaluar të gjitha sfidat që e presin vendin tutje.

Në fjalimin e tij në një konferencë për media, Haradinaj, po ashtu ka thënë se ndihet i preokupuar për ata të cilët po mendojnë se gjejnë zgjidhje duke marrë rrugë jashtë Kosovës.

”Kemi Kuvendin e Kosovës funksional, na pret edhe një pjesë e punës, votimi i Qeverisë së vendit. Një afat të caktuar kohor, do të thërrasim seancën dhe Kuvendi do të ketë Qeverinë”.


”Ajo që ne na mundon shumë është gjendja në vend të gjitha ato tema që e preokupojnë qytetarin tonë. Është një sinjal që për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të dynjasë me autobus është zgjidhje. Iu bëj thirrje qytetarëve të vendit se zgjidhjet do të vijnë këtu e jo jashtë vendit sikurse u zgjodh çështja e Kuvendit”, tha Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Sipas Haradinajt, jeta do të krijohet në Kosovë, zgjidhja do të gjendet në Kosovë sikurse u gjet në zgjidhjen e çështjes së Kuvendit.

”Ju ftojmë që të na përcillni në këto sfida bashkarisht. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin, kemi besim që do të votohet Qeveria sepse e kemi votën”.

”Parlamenti i vendit do të mbrojë vendin e vet. Detyra jonë e të gjithëve është me punë perfekte në vend, me një mobilizim të madh qeverisës të gjithë partnerëve jo vetëm politik por edhe ekonomik do të kthejmë shpresën. Këtu është vendi ynë e këtu do ta krijojmë jetën”, tha Haradinaj.

———————————————————————————————–

Haradinaj: Jemi gati për formimin e Qeverisë

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me mandatarin për kryeministër Ramush Haradinajn, kanë mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë Haradinaj, theksoi se sot janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.

Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi se do të ketë një shumicë stabile.

“S’ka kurrfarë kushtëzime nga Lista Srpska dhe do të vazhdohet me zhvillimin ekonomik në vend”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori