Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë, të cilat po bëhen nga kompania “Air Energy”.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është për tu njohur më për së afërmi me përparimet që kanë ndodhë në investimet në energjinë me erë.
“Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, duke u shprehur i bindur se institucionet e Kosovës do të jenë partnere korrekte për investitorët.
Kryeministri Haradinaj duke falënderuar kompaninë “Air Energy”, e cila ka sjell një teknologji shumë të re dhe të avancuar dhe e cila ka zgjedh Kosovën për të investuar, tha se bëhet fjalë për një projekt të suksesshëm.
Përfaqësuesi nga Turqia i kompanisë “Air Energy”, Musfik Hamdi Yamanturk, tha se kjo kompani ekziston që 61 vite dhe projekti këtu është ndër projektet e para jashtë Turqisë dhe një tjetër që është në Ukrainë. “Shpresojmë shumë edhe në investime të tjera të kësaj natyre”, tha z. Yamanturk.
Ndërkaq, Sait Vokshi, bashkë investitor në këtë projekt, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë, duke shpresuar që edhe në shumë projekte të tjera do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj pas vizitës që i bëri trafostacionit dhe turbinave të erës, zhvilloi një takim me bashkë investitorët, nga të cilët u njoftua rreth investimit në këtë sektor mjaft të rëndësishëm për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Java e maraklive në Bau Market
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze