LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Fitorja e Majlindës është krenari për të gjithë ne

Haradinaj: Fitorja e Majlindës është krenari për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka përcjellë urimet më të përzemërta sportistes Majlinda Kelmendi, me rastin e triumfit të djeshëm në Kampionatin Botëror të Xhudos, në Rio De Zhaniero të Brazilit.

“Medalja e Artë dhe titulli Kampion i Botës në Xhudo, është një prej sukeseve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës. Kjo fitore e Majlindës është krenari për të gjithë ne, për Kosovën dhe për shqiptarët kudo që janë. Personalisht kam qenë i bindur dhe kam besuar në suksesin e Majlindës që moti, qysh në takimet e para që patëm bashkë me të dhe trajnerin e shquar Dritan Kuka, derisa ajo po i bënte hapat e parë në karrierë, si xhudiste që premtonte shumë”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Sot, me të drejtë të gjithë ndihemi krenarë me suksesin e saj, ka shtuar tutje kreu i AAK-së.

“Titulli Kampion Bote i Majlindës, është titull dhe pasqyrë për shtetin tonë në botë, për talentët e shumtë që ka Kosova dhe për mundësitë e mëdha që rinia jonë mund të japë shumë për xhudon dhe sportet tjera. Me shpresë se Majlinda Kelmendi dhe talentët tjerë tanë do të gjejnë mbështetje më të madhe nga qeveria dhe insititucionet e vendit, edhe një herë, në emrin tim dhe të AAK-së, ia përcjellë urimet më të mira kampionies kosovare të xhudos në botë”, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

La Liga
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Ligat tjera
Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur

Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur

Ndërkombëtare
Nico Williams 'i hapur' për t'u transferuar në Ligën Premier - aktivizon katër gjigantët

Nico Williams 'i hapur' për t'u transferuar në Ligën Premier - aktivizon katër gjigantët

Premier League
Kalo në kategori