Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komisionerin parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels, ndërsa ky i fundit tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Bartels për progresin e Kosovës dhe për prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, duke e falënderuar shtetin gjerman për kontributin e gjithanshëm në shtetndërtimin e Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin historik të forcave ushtarake gjermane që kanë shërbyer për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore jashtë Gjermanisë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, njëkohësisht, shprehu mirënjohje për angazhimin e pazëvendësueshëm të ushtarakëve gjermanë në Kosovë, gjeneralin Hoffman, dhe pasardhësin e tij Uwe, në kuadër të misionit këshillëdhënës (NALT) për FSK-në.
“Gjermania është një prej donatorëve kryesorë në Kosovë që nga viti 1999, dhe vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme për vendin dhe për këtë u jemi mirënjohës. Kjo u dëshmua edhe me shndërrimin e kampit ushtarak në park inovativ dhe trajnues në Prizren, mundësi e mirë për rritjen e zhvillimit ekonomik”, tha Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit gjerman për proceset integruese dhe euroatlantike të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua poashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për rolin e Gjermanisë në procesin e dialogut, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Bartels për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë profesionale, multietnike dhe e përgatitur sipas standardeve, i bindur se Gjermania do të luaj rol të rëndësishëm në këtë proces.
Nga ana e tij, Komisioneri Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels, duke vlerësuar progresin e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht