LAJMI I FUNDIT:

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

Hani sa më shumë banane, parandaloni goditjet cerebrale

Në një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit. Banania e pasura me kalium ndihmon të ulet niveli i shtypjes së gjakut.

Goditjet cerebrale janë tashmë sëmundjet numër një në botë që po marrin shumë jetë njerëzish, dhe kjo për shkaqe të ndryshme. Për këtë arsye studime të ndryshme janë fokusuar në gjetjen e atyre elementëve që bëjnë parandalimin e goditjeve, duke shmangur kështu një mënyrë sjellje që mund të rezultojë fatale.

Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kanë bërë thirrje që të shmanget sa më shumë përdorimi i kripës tek ushqimet për të parandaluar riskun.

Ndërsa në një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit. Banania e pasur me kalium ndihmon të ulet niveli i shtypjes së gjakut.


Kështu thuhet se njerëzit me një konsum të lartë të kaliumit kishin 24 për qind më pak rrezik nga goditjet cerebrale. Autorët tha se nuk kishte prova me cilësi të lartë se njerëzit me shtypje të lartë të gjakut përmirësohen, kur ata kanë rritur sasinë e përdorimit të tyre të ushqimeve me përmbajtje të lartë të kaliumit.

Dhe bananet janë një nga ushqimet më të zakonshme të pasura në kalium. Secili prej tyre përmban rreth 420mg, edhe në lejimin e përditshme të të rriturve është 3500 mg. Departamenti i Shëndetësisë këshillon njerëzit e moshuar se nuk duhet të marrin shtesa kaliumit nëse nuk janë këshilluar nga një mjek./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori