LAJMI I FUNDIT:

Haneda: Maqedonia dhe Japonia kanë mundësi për forcimin e bashkëpunimit

Haneda: Maqedonia dhe Japonia kanë mundësi për forcimin e bashkëpunimit

“Mes Maqedonisë dhe Japonisë çdo herë ka pasur kontakte të mira dhe duhet të forcohet lëvizja e njerëzve të të dy vendeve”.

Këtë e theksoi ambasadorja e Japonisë në Maqedoni, Keiko Haneda, në një intervistë për AIM. Ajo më tej shton se bashkëpunimi mund të intensifikohet në çdo fushë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka shumë turistë nga Japonia të cilët vijnë në Maqedoni, ndërsa kjo është njëra nga punët e së ardhmes dhe shpresoj se do të kemi sukses në këtë. Duhet të shihen kultura e Maqedonisë, rajonet e rrushit dhe verës dhe shumë gjëra tjera”, ka thënë Haneda./Telegrafi/