Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se aktualisht Kosova e ka të vështirë të garantojë sigurinë pa NATO-n.
Sipas Halitit, ushtria është shumë e kushtueshme, e shteti i Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për këtë.
Haliti thotë se ka tjetër mendim sa i përket çështjes së formimit të ushtrisë së Kosovës. Ai thotë se ushtria është kushtueshme e Kosova nuk ka buxhet, meqë siç thotë ai, gjysma e Kosovës po marrin pensione.
“FSK duhet të forcohet, ne duhet të vazhdojmë me nxjerr ligje që kanë të bëjnë me forcimin e saj. Politikisht unë kam krejt tjetër mendim sa i përket dëshirës së madhe të Kosovës për të pas ushtri të fuqishme, ushtria është e kushtueshme shumë … Nuk i kemi, sepse ne gjysmës së Kosovës po u japim pensione gati, buxheti dihet sa është. Mendoj që do të duhej me qenë më racional me vendimet tona. Për vetën time, unë e pëlqej shumë atë statusin që e ka Islanda sa i përket sigurisë së saj. Kisha pas dëshirë që Kosova të bëjë marrëveshje me SHBA, që ato të jenë garantuese e sigurisë në Kosovë, dhe ne të kemi një polici dhe një xhandarmëri ose FSK siç e kemi, të cilat e luftojnë krimin dhe kryejnë çështjet operative, të cilat janë më të lehta”, thotë Haliti për Kosovapress.
Haliti thotë se aktualisht Kosova nuk mund të bëjë ushtri konkurruese, veçse ushtri të vogël operative që merret me mbrojtjen e vendit. Por, sipas tij, është vështirë të garantohet siguria e Kosovës pa NATO-n.
“Kur e kemi NATO-n këtu është problem që ne t’i kemi dy ushtri, sepse NATO nuk mund të futet nën ombrellën e ushtrisë, e duke mos qenë pjesë e NATO-s ne nuk mund të futemi nën ombrellën e NATO-s si ushtri. Ne mund të bashkëpunojmë si FSK aq sa na krijojnë ata hapësirë për të vepruar në Kosovë. Ne nuk mund të sillemi sikur ne komandojmë NATO-n, NATO është organizata më e madhe politike e ushtarake në botë, që garanton sigurinë e popujve të botës”, thotë ai.
Nënkryetari i Kuvendit flet edhe për punën që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës dhe komenton edhe rastet kur në seancat plenare është përdorur gjuhë jo e duhur dhe rastet kur ka pas përleshje verbale.
Pa dashur që të ndalet në secilin rast, Haliti thotë se kanë qenë tre ose katër raste të tilla, që sipas tij ka pas ngutje në reagime, por që kanë mundësi të evitohen.
E javë më parë, derisa po drejtonte seancën, ishte vet Haliti që i dha një përgjigje “të rreptë” kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, kur ai iu afrua për t’i thënë që të përsërisë votimin.
“Ti kqyri punët e tua. Ti ki me prezantu ligjin unë kam m’i ndjekë procedurat dhe ti nuk mund të më tregosh a po i ndjeki procedurat a jo, kqyri punët e tua”, i kishte thënë Haliti Haradinajt.
“Atë i them çdo herë, dhe e porosis çdo herë, nëse do me qenë i suksesshëm secili kryeministër duhet ta ketë parasysh që Kuvendi është institucioni më i lartë i shtetit, qeveria është dhe duhet të jetë e kontrolluar nga Kuvendi, por nuk është e urdhëruar nga Kuvendi. Kryeministri i ka dyert e hapura për të komunikuar dhe për të kontaktuar me të gjitha grupet parlamentare në variantin zyrtar, dhe e ka foltoren e Kuvendit të hapur çdo herë që e kërkon fjalën. Kjo është si rregull, nuk ka ndonjë problem. Por, në momentin që kryeministri mendon që duhet ta urdhërojë kryetarin e Kuvendit, ose kryesuesin e seancës, ai bënë gabim, sepse diçka e tillë nuk është e pranueshme në asnjë parlament të botës, bile as në ato parlamente që i kemi quajtur moniste. Të paktën vizuelisht, nuk mund të shohësh diku ndonjë rast që kryeministri e urdhëron kryetarin e kuvendit ose i thotë diçka sa i përket mënyrës së udhëheq jes. Unë do t’i reagojë çdo herë secilit, sa të jem unë në udhëheqje të seancës, që përpiqet me mu përzi në mënyrën se si e udhëheqi unë seancën”, thotë ai.
Ndërkohë që për bojkotimin që opozita po i bënë herë pas here punimeve të Kuvendit, Haliti thotë se kjo nuk po i pengon ata që të vazhdojnë me miratimin e ligjeve.
Megjithatë, ai thotë se opozita duhet të jenë në sallë, të paktën në pjesë e parë të seancës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë