LAJMI I FUNDIT:

Haliti dhe Tahiri, më të mirët në Skenderaj

Haliti dhe Tahiri, më të mirët në Skenderaj

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj ka shpallur sportistët më të mirë, klubet më të suksesshme, trajnerët dhe punëtorët më të dalluar të sportit për vitin 2013. Sikurse edhe vitin e shkuar, bindshëm më e suksesshme është shpallur pingpongistja Iliriana Haliti, pjesëmarrëse e turneve ndërkombëtare, kampionatit evropian dhe botëror.

Hysen Tahiri, futbollist i Drenicës është shpallur sportisti më i mirë i vitit në komunën e Skenderajt. Në top dhjetëshen e më të mirëve janë përfshirë edhe Egzona Geci (volejbolliste), Besart Halili (basketboll), Besfort Dërvishi (futboll), Mergim Veliu (pingpong), Eranda Rama (pingpong), Besart Makolli (tenis), Sela Seferi (shigjetari) dhe Lendita Qerimi (shenjëtari).

Punëtori më i mirë sportiv është shpallur Aziz Abazi, ndërsa klubi më i suksesshëm ai volejbollit për meshkuj Drenica&Rukolli. Trajneri më i suksesshëm u shpall Arban Osmani, trajner i KV Drenica&Rukolli. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori