Haj medet, ndodhi e po ndodh përditë
I
Ti, o jetë qenkësh me shumë mënyra, por me një milion fytyra! Se vjen një kohë, se vjen një ditë, kur mua me digjet mjekra, e t’i thua ndal të ndez cigarën..,o Zot, larg nesh kjo marre! Një mijë e njëqind mrekulli, ndodhi, fatkeqësi, ndodhin gjatë një dite jete në globin e tokës. Koha bën çudira çdo ditë. Dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, nga budallai bën të mençurin, favorizon pasionet, zhduk arsyen. Me një fjalë i përmbysë gjërat. Vijnë në jetë, shkëputen nga jeta mijëra shpirtra, dëshira, fate, suksese, por mbetët vetëm shpresa. Çka s’pjell mendja e luhatur e njeriut.
Interesant, mbana mori tokë, në mes nesh, këtu në Kosovën e lirë dhe të pavarur, haj, haj medet, ndodhi e po ndodh përditë. Skizofrenëve afër ujkut iu shfaqet qengji. Afër lepurit, qeni. Skllavëria iu shfaqet si liri. Disave iu bëhet sikur i ndjekin të tjerët, i shajnë, iu zënë pritë. Të gjithë përreth tyre janë kundër tyre. Edhe drejtësia, edhe Kushtetuta, edhe Kushtetuesja, edhe Parlamenti, o krejt Kosova iu bëhet janë kundër tyre. Bile-bile, iu fanitet, edhe Zoti është kundër tyre. Lulja iu duket ferrë. Miku iu duket armik. Iu bëhet të gjithë njerëzit (duhet) të mendojnë, të qajnë e të flasin sikur ata. Po, sipas mendjes së luhatur të tyre, të gjithë miq e shokë e shtet e pushtet duhet të qajnë o të këndojnë për ta. Vetëm vetveten e shohin mbi pushtetin, shtetin, mbi ligjin. O edhe bota iu duket me këmbë përpjetë!
II
“Unë kam ngrit krye për hakin e Shqypnisë. Nuk lypi shpërblime për vete!”, Isa Boletini. Jo, jo, s’kam menduar se mund të vijë një ditë, se mund të vijë një kohë, kur disa çlirimtarë dalin nga vetvetja, zhveshën nga shkelqimi i sakrificës dhe nga lavdia e krismave të lirisë, dalin nga krenaria dhe lavdia e madhështia e UÇK-së, për një grusht pushtet o karrierë politke. Larg nesh kjo marre! Se një ditë disa nga çlirimtarët do të harrojnë betimin e çlirimtarit, jo, bre, jo, këtë s’e kam besuar as s’e besoj, deti u bëftë kos. S’kam besuar as nuk besoj, jo, bre, jo, as sot, dhe, s’ka bir nëne që ma mbush mendjen se një çlirimtar, aq lehtë, pa asnjë zor, ndodh, haj medet, fatkeqësi kjo, në kohë lirie e pavarësie, të harrojë, t’i kthejë shpinën një kohe të lavdisë dhe të krenarisë kombëtare, krenarisë së vetvetes.
Nuk mundem me besua jo, kurrë, se çlirimtari mund të harrojë malet dhe shtigjet e lirisë, të anashkalojë krismat dhe gjakun e derdhur për të përzënë shtrigën e çmendur e gllabëruese Ballkanike. S’e besoj për jetë të jetës, një çlirimtar të harrojë, të largojë, të urrejë shokët e luftës çlirimtare, haj medet, haj, për një copë pushtet. Dje, çlirimtari atje ndër male tek jehonin krismat për liri, kur vdisej si me le në frontin e zjarrit, dhe kurrë askush s’ka ndodhur të pyes për përkatësi partie politike, për fe e bindje, për karrierë prej deputeti, askujt s’i ka rënë ndërmend të pyes për ministër o president.
III
“Vetëm pushka sjellë lirinë!”, Adem Jashari. Ku jemi sot? Kush jemi sot? A jemi ata që ishim dje, apo sot jemi ata që s’ishim as dje? Pse kaq të ndarë, të përçarë, të mbushur mëri, urrejtje, lakmi? Ç’iu duhen disa çlirimtarëve gjithë këto fyerje e sharje ndërmjet vëllait me vëlla, ndërmjet luftëtarit me luftëtarin e lirisë, ndërmjet malit me mal, ndërmjet mishit e thoit, ndërmjet gjakut me gjak, ndërmjet fesë me fe…Kush dhe pse sot u nda, u përça, u katandis, u fut deri në fyt në politikën ditore, për hatër të kujt? Për hatër të partive politike? Për hatër të një karriere politike vëllai ik nga vëllai, vëllai nuk flet me vëllanë, nuk e sheh syri syrin, zemra zemrën, të përçarë nëpër kulmet e disa partive politike të rëna në zero.
Legjenda Adem Jashari nuk dinte gjë për politikën. Nuk mbështetej në politikën. Nuk e mori me vete ndër male politikën, por e mori pushkën, trimërinë, krenarinë e atdheut, me bindjen: Vetëm pushka sjell lirinë! Adem Jashari nuk shpresonte për t’ia drejtuar pushkën politikës. Ai kurrë nuk pati pyetur as folur një të vetme fjalë për parti politike, për përkatësi farefisnore apo rajonale. Ai shpesh kërkonte së pari të vriteshin: mërit, urrejtjet, ndasitë, përçarjet, grindjet, hakmarrjet, dhe ashiqare kërkonte Bashkimin! Kërkonte për të bashkuar malet me krisma lirie, për të bashkuar dëshirën për liri me udhën më të lavdishme burrash: Luftën çlirimtare. Qe pse AI, edhe sot, edhe nesër, përjetësisht është i gjallë! Ja krenaria dhe lavdia historike e popullore e një komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ja mjetet me të cilat legjenda Adem Jashari ishte tepër i bindur (ashtu edhe doli) do të fitohej liria, do të çlirohej Kosova, do të nderohej populli.
IV
Të ndarë, të përçarë nëpër parti politike! A thua disa çlirimtarë sot sikur nuk besojnë, apo s’duan të besojnë të katandisur nën errësirën e mashtrimit optik të politikës ditore, se dje, ndodhi mrekullia historike, korri fitore e vërteta dhe sakrifica e popullit, e UÇK-së, me bashkimin e të gjitha krismave, me bashkimin e të gjitha maleve, e të gjitha sofrave, me bashkimin e të gjitha përpjekjeve shekullore për liri, kurse sot, ata dikushët (ka edhe çlirimtarë, medet, bre) janë rrasur në thesin e politikës ditore, duke shpresuar se me mëri e urrejtje e fyerje e sharje e anashkalime të vëllait me vëlla, sipas logjikës së tyre të mbështjellë me mashtrim, paskan mundësi me çua shtetin e lirë të Kosovës përpara, dhe sikur nuk paskan çare pa e futur Kosovën në gojë të ujkut! Dëgjon populli sot, haj medet, haj, edhe çlirimtarë dëgjon duke bërë thirrje për ndarje e përçarje e urrejtje me parti politike ndaj partisë tjetër politike, dëgjon se si duan ta hanë mishin e shoqishoqmit, duke harruar porosinë, amantin dhe pushkën e legjendës Adem Jashari.
Politika nxori në shesh njerëz të etshëm për role shoqërore, të cilët trgonin gatishmëri që të shpifnin çkado kundër secilit, nëse prej tij kërkohej një detyrë e këtillë “sublime”. Më e keqja e të këqijave, dëgjon veshi i popullit disa çlirimtarë (medet, dëgjon edhe i huaji). Rruga e disa çlirimtarëve sot nuk është krenaria, lavdia, udha e UÇK-së, e luftës çlirimtare. Kjo është lufta për pushtet, lufta e fukarallëkut të kokave dhe të mendjeve të errësuar me lakmi, papërgjegjësi, me turp, me mashtrim të vetvetes. Dhe aspak nuk skuqen! Na vjen keq: Të tillët na qenkan demokratë? Parlamentarë? Shqiptarë? Çlirimtarë? Me gjasë, gjyqi i popullit po hesht, ani pse ka lëndë të parë të bollshme për veprim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër