LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Toure largohet pas takimit me Brightonin, Reali e Liverpooli e merituan finalen e L.K.

Guardiola: Toure largohet pas takimit me Brightonin, Reali e Liverpooli e merituan finalen e L.K.
WATFORD, ENGLAND - MAY 21: Yaya Toure of Manchester City and Josep Guardiola, Manager of Manchester City speak as he is subtituted during the Premier League match between Watford and Manchester City at Vicarage Road on May 21, 2017 in Watford, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Manchester City ka fituar tashmë titullin e kampionit të Ligës Premier.

Pep Guardiola ka arritur edhe një sukses në karrierë, duke u shpallur kamion edhe në një ligë elitare pas asaj spanjolle dhe gjermane.

Por, spanjolli duket se ndihet i dëshpëruar për mos arritjen në finalen e ligës elitare evropiane për klube.


Josep Guardiola (Getty Images)

“Liga e Kampioneve është një garë e ndryshme, do të doja të isha në finalen e Ligës së Kampionëve, do të doja shumë, por Real Madridi dhe Liverpooli e meritojnë.

Liga Premier zhvillohet pothuajse çdo tre ditë dhe këtë vit jemi një hap përpara në krahasim me sezonin e kaluar. Humbja është pjesë e garës, është pjesë e lojës”, tha ndër të tjerash Guardiola.

Strategu më tutje pohoi se “Yaya Toure nuk do të jetë sezonin e ardhshëm ndërsa të mërkurën, kundër Brightonit, do t’i japim lamtumirën”.

Ndryshe, 47-vjeçari do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në krye të klubit anglez dhe synon të arrij sukses në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori