LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pret paraqitje fantastike ndaj Arsenalit

Guardiola pret paraqitje fantastike ndaj Arsenalit

Pep Guardiola beson se Arsenali do të jetë sfidues i vërtetë për skuadrën e tij, por mendon se në fund skuadra e tij do të tregojë pse është kualifikuar në gjysmëfinale.

“Nuk ishte Walcott ai që bëri diferencën, por ishte Almunia. Walcott luajti mirë ndaj nesh dhe në ndeshjen e fundit në kampionat. Ai ka cilësinë e tij”.

“Ne do të tentojmë të mbajmë topin dhe të luajmë thjeshtë. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndalur Arsenalin që ta përdorë Walcottin”.

“Mund të ndodhë që Arsenali të merr kurajë nga barazimi i ndeshjes së parë. Unë mendoj si Wenger. Ai ekip që e mban më shumë topin ai fiton në fund. Unë e di se Arsenali do të mund të rrezikojë me raste”.


“Nuk e di çfarë mendojnë lojtarët e mi sepse nuk jam në kokat e tyre, por unë e di se ne duhet ta harrojmë barazimin dhe të luajmë ashtu siç dimë më mirë”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/