Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.
Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen.
Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.
Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.
Incidentet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve botërore, për shkak se kryeministri Yildirim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur shkurtimisht.
“Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës”, tha Yildirim në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”.
Megjithatë, pamjet e publikuara nga “NTV” tregojnë tanket teksa futen në hyrjen e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, që vetëm pak kohë më parë ra pre e një sulmi terrorist.
Udhëheqësi aktual, Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit që prej atëherë, edhe pse dikur të qenit president ishte thjesht një post ceremonial.
Erdogan ka përkeqësuar lirinë e shtypit dhe të shprehjes dhe ka vendosur rregulla të ashpra fetare në qeverinë turke. Shumica e mbështetësve të tij politik janë të përqendruar nëpër zona rurale, konservatore, por edhe zonat me myslimanë në vend.
Pamjet e “Dogan News Agency” tregojnë devijimin e makinave dhe autobusëve nga dy urat mbi Bosfor, ndërkohë që “CNN Turkey” shfaq dy mjete të rënda të ushtrisë të pozicionohen së bashku me një grup ushtarësh në hyrje të njërës prej dy urave.
Një zyrtar turk tha se ushtarë janë dislokuar edhe në qytete të tjera të Turqisë, por pa specifikuar se në cilat.
Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta, transmeton tch.
Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Kryeministri britanik nuk mbështet idenë e Trumpit për zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Protestuesit goditën me vezë policinë në Serbi

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame