Grupi i ekspertëve me Këshill Nacional
Jo një Këshill çfarë u formua, nga fundi i vitit të kaluar, me licencë nga Beogradi, por një Këshill, njëmend Kombëtar, i një spektri më të zgjeruar, rreth të cilit do të grumbullohen të gjitha subjektet politike, sektori joqeveritar dhe personalitete nga diaspora, që kanë punuar për të mirën e këtij vendi. Nuk na duhet një Këshill gjysmak, pa dinjitet dhe servile i qarqeve të caktuara nga Beogradi, i cili në vend se t’i bashkoj shqiptarët, ai, përkundrazi po krijon një imazh të keq për këtë krahinë të bukur shqiptare. Grupi i ekspertëve për formimin e Këshillit Kombëtar, i ka të gjitha këto parasysh.
Fillimi i Vitit të Ri, si për çudi, ka filluar me disa lëvizje interesante për skenën politike të Kosovës Lindore. Ky rajon, deri dje, i mbuluar nga flakët e luftës dhe problemet e grumbulluara prej vitesh, ka filluar të shkundet prej pluhurit të heshtur, të një politike, e cila më shumë i ndërsente subjektet politike shqiptare për pushtet se sa për çështje madhore kombëtare.
Duke u nisur nga parimi se me ardhjen në pushtet të klasës politike shqiptare të Kosovës Lindore, një herë e përgjithmonë do të zgjidhen problemet e qytetarëve të saj, tashmë u dëshmua se nuk është krejt ashtu. Kjo klasë politike ka mundur t’i zgjidh vetëm disa probleme të vogla praktike, ato çfarë kanë mundur t’i zgjidhin edhe bashkësitë lokale: mbulimin e disa gropave infrastrukturore, meremetimin e ndonjë objekti dhe punësimin e ndonjë numri simbolik simpatizantësh të partive, duke mbetur shumë larg zgjidhjes së problemeve kombëtare si: zbatimi në praktikë i dygjuhësisë, simboleve kombëtare, integrimin në organet shtetërore, ngritjen e nivelit të arsimit të lartë, avancimin e shëndetësisë, kthimin e të zhvendosurve etj.
Kjo klasë politike e di se sa janë kompetencat e pushteteve lokale dhe ku ka ngelur decentralizimi i përfolur për këto pushtete fiktive, por është e natyrshme se me programe të partive është e dedikuar lufta për pushtet. Për ta ngritur zërin politik në këtë drejtim shumë herë jo fort larg subjektet politike shqiptare të Kosovës Lindore u grindën e u sakatosën duke i thyer dhëmbët për ta formuar një Këshill Nacional, i cili u nevojitej atyre për të marrë qëndrime të përbashkëta për çështje madhore. Bile ata u ndanë në dysh: Këshill Nacional të mirëfilltë, ose një Këshill institucional, si ky që u formua ka fundi i këtij viti.
Në këtë garë nuk fitoi opsioni për formimin e Këshillit Nacional të mirëfilltë, por u formua një kryesi e zgjeruar e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila kryesi arriti t’i grumbulloj krerët e subjekteve politike për të marrë vendime unike për disa çështje madhore të këtij rajoni.
Edhe këto iniciativa u shuan me formimin e Këshillit Nacional institucional, një partiak, këshill i cili po bojkotohet nga partitë e tjera, por nuk po pengohet për të folur në emër të shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, nuk po pengohet për të dhënë mendime dhe për të marrë qëndrime në emër të shqiptarëve të këtij rajoni, për të dërguar “stazhistë” në emër të këtij populli.
Këto subjekte interesantë nuk u treguan aktiv as kur u formua Këshilli për Integrim i përkrahur nga shumë intelektualë nga Kosova e diaspora. Pra, si dikur të gjithë u pajtuan që të formohet një Këshill si ky i PVD-së, me seli në Bujanoc, e mos të çuditen që nesër kjo komunë të bëhet me targa automobilash me spital e universitet e me bartjen e kompetencave nga Presheva te kjo komunë si rrethi i Pçinjit. Kjo nuk është keq, por mund të ngelin shumë gjëra në periferi të Preshevës e njohur si Voskopoja shqiptare, sa i përket traditës kulturore dhe politike, potencialit intelektual dhe emrit me traditë, që i la namin kësaj krahine të bukur shqiptare. Pa të keq, nuk është njësoj sikur thuhet: “Po na vjen haberi nga Presheva se sa nga Bujanoca”! Apo thënë më troç: “Beogradi do ta kishte një Këshill Nacional si ky aktual më afër me seli në Bujanoc se sa në Preshevë me shpinë nga Kosova”. Është keq të thuhet, por nesër mund të na nxehet koka më shumë, për të mos thënë diçka tjetër…..
Grupi i ekspertëve për formimin e Këshillit Nacional të mirëfilltë, i ka parasysh të gjitha këto, ai është duke punuar për modalitete dhe platformën e këtij këshilli, i cili duhet të formohet para fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, për të mos ngelur një zë i vetmuar në Kosovën Lindore. Kërkojmë nga krerët e subjekteve politike dhe shoqatave joqeveritare të na ndihmojnë në realizimin e një Këshilli të tillë i cili na duhet më shumë se kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës