LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: I pari do shkoja në burg vetëm të mos ngatërrohet shteti

Gruevski: I pari do shkoja në burg vetëm të mos ngatërrohet shteti

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, prej ku bëri thirrje që të mbrohet shteti. Ai tha se është sulmuar unitariteti i shtetit dhe vetëm populli mund ta mbrojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësinë, sulm mbi untaritetin e shtetit dhe kantonizim. Shumica më kuptuan shumë seriozisht kur paralajmërova, por disa nuk më besuan dhe menduan se është fushatë e jona kundër LSDM-së. Por, sot është e qartë se shteti është i rrezikuar”, deklaroi Gruevski.

Ai disa herë gjatë intervistës e përmendi popullin, që sipas tij janë të vetmin që mund ta mbrojnë shtetin.


“Nëse popullin nuk e mbron shtetin atëherë do të ketë problem. Nëse mendojnë të rrinë në shtëpi dhe të shikojnë televizor duke menduar se dikush tjetër do ta mbrojë, janë në mashtrim”, u shpreh Gruevski.

Ai porositi kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin, që ta arrestojë vetëm mos të godasë themelet e shtetit.

“Nëse dikush ka gabuar para ligjit dhe ka fakte për këtë, duhet të përgjigjet. Por, kjo nuk duhet të përzihet me mbrojtjen e shtetit. Nëse ai ka dëshirë të më arrestojë mua, unë do të paraqitem i pari për të shkuar në burg dhe për të më maltretuar, vetëm mos të prek themelet e shtetit”, u shpreh Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori