LAJMI I FUNDIT:

Gruas i shfaqen në shtëpi disa punëtorë dhe fillojnë t’ia rregullojnë kopshtin – ajo nuk kishte kërkuar një gjë të tillë

Gruas i shfaqen në shtëpi disa punëtorë dhe fillojnë t’ia rregullojnë kopshtin – ajo nuk kishte kërkuar një gjë të tillë

Një pronare shtëpie ka dokementuar në TikTok, momentin kur një grup ndërtuesish përfunduan në shtëpinë e saj, dhe filluan ta rinovonin kopshtin e saj, pavarësisht nga fakti se ajo nuk kishte kërkuar një gjë të tillë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Chloe Fountainn ishte duke u relaksuar në shtëpi, kur punëtorët u shfaqën me një kamion të madh i mbushur me gurë, por derisa dikush mund të priste që ajo të nxitonte jashtë dhe t’i ndalonte ata, ajo nuk tha asgjë.

Derisa e dokumentoi në TikTok, Chloe ndau një seri të videove, që nga momenti kur u shfaqën burrat te kopshti, deri te momenti kur ata grisnin shtresat e kuvertës, derisa pohon se nuk ia ka idenë se çfarë po bëjnë, por është gati për befasi.


@chloefountainnHe at the wrong house ##nowwhat ##lol ##wronghouse ##fail♬ Ooh Ahh (My Life Be Like) [feat. Tobymac] – Grits

“Keni hyrë në shtëpinë e gabuar! Keni hyrë në shtëpinë e gabuar”, Chloe mund të dëgjohet duke thënë prapa dyerve të mbyllura.

“Epo, gjenden tanimë në shtëpinë e gabuar, por unë nuk do t’i ndaloj, sepse do të doja të kisha beton falas – ose një kuvertë, çfarëdo që ata po ndërtojnë. Do t’ju njoftoj në pjesën e tretë se si duket”, ka shtuar Chloe, në një klip pasues.

@chloefountainnThey’re at the wrong house and I’m not stopping them ##freedeck ##wronghouse ##fail ##goodforme ##workfail♬ Oh No – Kreepa

Në një pjesë të tretë, ajo tha se nuk e ka në plan t’iu tregojë atyre që ajo nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë, derisa projekti (cilido që të jetë) të jetë i kompletuar.

“Ata tashmë janë këtu, por ende nuk e kanë përfunduar, dhe nuk e kam ndërmend t’iu tregojë atyre për këtë gjë”, tha ajo.

“Do t’ia them atyre, kur ata ta kompletojnë. ‘Dua që ky projekt cilido që të jetë të prishet’, dhe më pas do t’ia them, shtëpi e gabuar”, ka shtuar Chloe.

@chloefountainnthey’re working at the wrong house ##part3 ##workfail ##fail ##wronghouse ##viral♬ FEEL THE GROOVE – Queens Road, Fabian Graetz

Në një video të katërt, ajo ende potencoi se nuk e dinte se çfarë po ndërtonin ata, por shpjegoi se duket sikur do të jetë diçka prej betoni ose një kuvertë.

Ndërkohë në TikTok jo të gjithë e besuan këtë incident.

“Fakti që ju të gjithë e besoni, është për të qeshur”, ka shkruar një person.

Në seksionin e komenteve, Chloe më vonë sqaroi se ajo do të ishte e lumtur ta paguante të gjithë punën. /Telegrafi/

@chloefountainnThey did work at the wrong house ##wronghouse ##workfail ##epicfail ##fail

♬ Break My Stride – Chateau Pop

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Një qen nga Italia fitoi

Një qen nga Italia fitoi "çmimin e përgjithshëm", në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Interesante
Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Kalo në kategori