Një familje në Indonezi mbetën të habitur kur një e afërme e tyre të cilën e panë duke u mbytur në det, është shfaqur e gjallë pas 18 muajve në po të njëjtin plazh
Nining Sunarsih, 35-vjeç, mendohej se kishte vdekur kur e “përpiu” një valë e madhe në West Java në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Por, trupi i saj kurrë nuk ishte gjetur, megjithatë ky fakt për asnjë moment nuk ua humbi shpresat që do ta gjejnë të gjallë – gjë që edhe ndodhi.
Të shtunën familja e saj janë kthyer në plazhin e njëjtë, pasi babai i saj filloi të sheh ëndrra misterioze, dhe pasi u shfaqen atje e gjetën të shtrirë në rërë pavetëdije e veshur me rrobat e njëjta sikur në natën kur ishte “zhdukur”.
Ata e kishin dërguar në spital Sunarsihin, ku mjekët konstatuan se organet vitale i ka të padëmtuara dhe se ajo do të rikuperohet shpejt.
E gjithë ngjarja filloi në janar të vitit të kaluar, kur Sunarsih kishte shkuar për pushime me familjen në plazhin Citepus në Sukabumi.
Ajo po lahej në oqean kur një valë e madhe e “përpiu”, derisa motra dhe nipi i saj ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme.
Menjëherë kishte filluar operacioni i kërkim-shpëtimit, dhe pasi është gjetur një trup testet e ADN-së kishin vërtetuar se nuk ishte i Sunarsih.
Pas disa ditëve kërkim, policia ndërpreu operacionin, por familja e saj gjithmonë besonin se ajo do të rikthehet në shtëpi.
Kështu gjatë muajit të kaluar, babai i Sunarsih filloi të sheh ëndrra të çuditshme se ajo është rikthyer në plazhin e njëjtë ku ishte zhdukur, dhe po i priste që ta marrin.
Fillimisht i kishte injoruar, por pasi kishte parë ëndrrën e njëjtë disa herë ai u nis për në plazh. Familjarët e saj filluan ta kërkojnë në orët e hershme të mëngjesit, por qëllimit ia arritën pak para mbrëmjes.
Sunarsih ishte pavetëdije, e veshur dhe e shtrirë në rërë rreth 500 metra larg vendit ku ishte zhdukur. Ata e dërguan menjëherë në shtëpi ku i telefonuan mjekëve që fillimisht konfirmuan se nuk është lënduar, dhe më pas e dërguan në spital për ekzaminime të hollësishme.
Megjithatë, ajo u zgjua dhe filloi të ha e pi, por nuk mund të fliste – që do të thotë se askush nuk mund të merrte çfarëdo përgjigje për ta kuptuar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur, dhe ku kishte qenë.
Policia menjëherë ka filluar hetimet për këtë ngjarje të pazakontë, duke u bërë thirrje qytetarët të mendojnë me “logjikë” për zhdukjen e saj dhe të mos marrin konkluzione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?