LAJMI I FUNDIT:

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me atentatin mafioz të së enjtes në Athinë ku u vra 32-vjeçari Roan Brahimi. Në momentin e ekzekutimit, ai ndodhej në makinën e partneres së tij, e cila e shoqëronte. Kjo e fundit mbeti e plagosur.

Sipas informacioneve që jep Protothema, 32-vjeçari kohët e fundit jetonte në Dubai pasi kishte frikë për jetën e tij. Disa ditë më parë kishte vendosur të shkonte në Greqi që të takonte partneren dhe fëmijën. Aty autorët e kanë zbuluar dhe e kanë ekzekutuar.

Viktima është emër i njohur për autoritetet shqiptare. Këtu njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe ka qenë i lakuar për disa ngjarje të rënda kriminale në Qarkun e Lezhës, por jo vetëm. 3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.


Publikohen videot pas vrasjes së armikut të Martinaj, e shkuara e errët e “Sidit”
Lexo po ashtu Publikohen videot pas vrasjes së armikut të Martinaj, e shkuara e errët e “Sidit”

Ndërkohë Protothema shkruan se vrasja nuk është lidhur me Greqinë, por aktivitetet e Brahimit në Shqipëri. 32-vjeçari kishte familjen që jetonte këtu, gruan me dy fëmijët, ndërsa në Greqi mbante një marrëdhënie me një grua tjetër, me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Policia greke mendon se ekzekutimi është larje hesapesh mes bandave rivale. Ata po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë për të përcaktuar ata që kanë kryer autorët. Hetimi po vijon me shpejtësi pasi ka frikë se autorët mund të përpiqen të arratisen nga vendi. Në vendin e ngjarjes u gjetën 2 plumba, ku një prej tyre e ka goditur në kokë viktimën.

Atentati mafioz ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Athinë. Viktima ishte në makinë kur një motor i kaloi pranë dhe një person e qëlloi me armë. Brahimi humbi jetën menjëherë ndërsa partnerja e tij mbeti e plagosur në një gjendje shoku./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori