LAJMI I FUNDIT:

Gruaja me tatuazhe

Gruaja me tatuazhe

Një ofertë për ta mbuluar lëkuren me tatuazhe, një amerikaneje ia ka siguruar një vend në librin e rekordeve Guinness. Julia Gnuse është femra me më së tepërmi tatuazhe në botë.

Gnuse, e njohur si zonja e ilustruar, ka mbuluar 95 për qind të trupit të saj me tatuazhe, nga ilustrimet e xhunglës, tek skenat e filmave të animuar, deri tek aktorët e saj të preferuar.

Julia Gnuse për shkak të sëmundjes së porifisë filloi të bëjë tatuazhe në këmbë, ndërsa më vonë në bark, duar dhe shpinë dhe nuk kaloi shumë kohë kur ajo mbuloi gati tërë trupin me tatuazhe.

Gnuse si pasojë e sëmundjes nuk mund të ekspozohej në diell, por pas tatuazheve të cilat mbulojnë shenjat e saj të shumta në lëkurë nuk e ka më telashe të ekspozohet në diell. /Telegrafi/