Qysh se është zbuluar për herë të parë në fund të marsit këtë vit, virusi H7N9 ka infektuar 60 njerëz, dhe 13 kanë vdekur. Nuk është e qartë nëse virusi mund të përhapet nga personi në person, por siç ka treguar raundi i parë i testeve, ka disa karakteristika të tmerrshme.
Shkencëtarët nga e gjithë botë janë të zënë dukë studiuar virusin tani që gjenomi i tij është sekuencuar. Hulumtimi nga He Jianku nga Universiteti jugor i shkencës dhe teknologjisë në Kinë sugjeron që ai mund të ndryshojë shpejt; proteina e cila lidh H7N9 me qelizat e nikoqirit mund të mutohet tetë herë më shpejt sesa në virusin tipik të gripit. Ai ka zbuluar mutacione dramatike të haemagglutininës në një nga katër llojet e gripit të plasuara për studim nga qeveria kineze; nëntë nga 560 aminoacidet e proteinave kanë ndryshuar. Në mënyrë tipike, vetëm një ose dy aminoacide ndryshojnë në periudhë aq shumë të shkurtër.
Nature News raporton që virusi i ri ka disa mutacione që e bëjnë më të adaptuar për njerëzit sesa H5Nl. Sipas Jeremy Farrar, drejtorit të Oxford University Clinical Research Unit në Ho Chi Minh City të Vietnam. "Kjo duket shumë ndryshe se H5Nl. Kurrë nuk kemi parë këtë numër të kalime të supozuara shpezore/shtazore në njerëzore në periudhë kaq të shkurtër kohore."
Zyrtarët kinezë kanë zhvilluar një test për të detektuar virusin në njerëz, por asnjë test i tillë nuk ekziston momentalisht në Amerikën Veriore apo gjetkë.
Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine e ka përshkruar H7N9 si virus të ri të gripit reasortant me ngjashmëri gjenetike me llojet e zbuluara në tre lloje të ndryshëm të zogjve – trishtili në Beijing, patat nga provinca Zhejiang dhe Koreja. Autorët e studimit nuk e dinë se si është e zhvilluar lloji i ri, por nuk ka dëshmi që lloji i ri gjenetik ka ndodhur në nikoqirin gjitar. Dhe në të vërtetë duke marrë parasysh se sa i ngjashëm është virusi njerëzor me tre llojet aviane, me siguri është transmetuar direkt nga zogjtë.Studimi NEJM po ashtu ka vënë re që virusi përhapet më lehtë në njerëz sesa viruset e ngjashme duke pohuar që sekuencat e gjeneve po ashtu tregojnë që këto viruse mund të jenë të adaptuara më mirë sesa viruset e tjera të gripit të shpezëve në gjitarët e infektuar. Dhe kur është në njerëz, është gjithçka tjetër pos e këndshme.
Në një shkrim në "Forbes", Melanie Haiken shpjegon efektet e tij: Në një analizë të të dhënave virologjike dhe rrethanave që rrethojnë tri fatalitetet e para, një ekip i madh i hulumtuesve kinezë ka zbuluar që pacientët janë sëmurë me shpejtësi, kanë zhvilluar pneumoni shumë të rëndë dhe vështirësi të sipërme respiratore, dhe gjendja e tyre është përkeqësuar shumë shpejt me sepsë dhe dështim të shumë organeve. Në veçanti shqetësuese është që dy nga tre kanë zhvilluar encefalopatinë, ose infeksionin e membranës rreth trurit.
Disa nga informatat e kaluara në raport po ashtu ofrojnë arsye për shqetësim. Po, të tri viktimat kanë pasur probleme shëndetësore ekzistuese prej më herët; njëri ka pasur sëmundje pulmonare obstruktive kronike, dhe dy kanë pasur hepatit B. Njëri ka qenë obes. Por derisa një pacient ka pasur 87 vjet, dy tjerët kanë qenë vetëm 27 dhe 35. Dhe derisa dy nga tre kanë pasur kontakt me shpendët në javët para se të sëmureshin (njëri ka qenë kasap, tjetri ka qenë në dyqan të shpendëve), i treti nuk ka pasur ndonjë raport të kontaktit me zogjtë.
Dhe në fund, zhvillimi i vaksinës për H7N9 mund të dëshmohet i vështirë. Testet klinike të vaksinave të dizajnuara për të mbrojtur kundër viruseve tjera në familjen H7 kanë treguar që vaksinat nuk nxisin shumë reaksion imunitar, edhe atëherë kur njerëzve u jepen ato që konsiderohen doza shumë të mëdha. Thënë këtë, Sinovac Biotech Ltd është duke planifikuar të zhvillojë imunizimet kundër virusit, të cilin shpresojnë ta kenë gati për përdorim komercial deri në korrik. Por kjo është disa muaj larg. Duke pasur parasysh shkallën e frikshme të përhapjes së virusit, kjo mund të bëhet problem serioz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?