LAJMI I FUNDIT:

Gripi akoma është prezent në Maqedoninë e Veriut

Gripi akoma është prezent në Maqedoninë e Veriut

Rritja e temperaturave, kollitja dhe dhimbje të kockave janë arsyet më të zakonshme për ngarkimin e dhomave të pritjes në klinikat, gjatë kësaj periudhe. Ndryshimet e mëdha klimatike, kanë ndikuar në shëndetin e njeriut. Më të prekurit janë pacientët kronikë dhe të moshuarit.

Nga Poliklinika e Çairit, thonë, për gazetën Koha, se ndryshimi i temperaturave, nga mëngjesi deri në orët e pasdites, ka ndikuar negativisht në shëndetin e pacientëve, sidomos ata me sëmundje kronike, por edhe te moshat e vjetra dhe të reja. Megjithatë, gjendja nuk është shqetësuese.

“Me shumë vështirësi në këta ndryshime klimatike i përballojnë pacientët me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Fëmijët nuk i adaptohen veshmbathjeve dhe ka ankesa për shëndetin e tyre të dobët. Por, gjendja e tyre, pas kontrollit mjekësor, është stabile dhe numri i pacientëve është në rënie”, tha dr. Sedat Limani nga Poliklinika e Çairit.


Zvesda Spasovska, pediatre në Klinikën e Fëmijëve thotë se periudha e gripit që kemi kaluar, ka arritur maksimumin. Ajo informon se ka pasur një numër të fëmijëve me dhimbje në çdo pjesë të trupit. Dhimbje koke, dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë, dobësi të përgjithshme, ku për orë të tëra janë mbajtur fëmijët në krevat. Sipas saj gripi është shkaktuar nga një virus, që ndikon seriozisht në tërë organizmin. Temperaturat trupore të larta, që arrin deri në 40 gradë dhe paraqitet një gjendje e vështirë, organizmi reagon dobët ndaj antipiretikëve dhe ftohjes.

Pediatri Armir Haxhirexha, nga Klinika e fëmijëve në Kozle thotë se është shumë e rëndësishme që në momentin e parë të shfaqjes së shenjave kujdesi të bëhet nga prindërit në kushte shtëpie, të izolohen fëmijët e sëmurë, sepse përçohet nga njëri në tjetrin dhe të konsumohen lëngje.

“Gripi akoma është prezent. Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura te fëmijët janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, dhimbje të forta koke. Në momentin që fëmija preket nga viroza duhet një mjekim simptomatik, që në varësi të shenjave të bëhet edhe mjekimi. Trajtimi i këtyre virozave ndryshon në varësi të veçorive individuale të pacientëve të vegjël. Megjithatë, prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes në trajtim. Temperatura e lartë dehidron organizmin, prandaj duhet të konsumohen sa më shumë lëngje frutash me përbërje vitaminash të ndryshme. Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rrezikuara janë fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç. Mos kujdesi ndaj fëmijëve përforcon sëmundjen më shumë”, tha për KOHA, Haxhirexha.

Mjekët apelojnë deri te të gjithë qytetarët, që në këto ditë të stinës së pranverës, ku temperaturat janë të ndryshueshme, të kenë kujdes dhe të konsumohen lëngje dhe ushqim të shëndetshëm./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori