Greqia nuk po gjen paqe pas deklaratave të pak kohëve më parë të kryeministrit Edi Rama për çështjen “çame” dhe ligjin e luftës, aq sa prej javësh ka vënë në lëvizje të gjithë makinerinë politike në pushtet dhe në opozitë për t’iu kundërpërgjigjur Tiranës zyrtare.
I fundit në radhë pas deputetëve të Agimit të Artë dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias që i mëshon “konfliktit” artificial është ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Dy ditë më parë, Kamenos ka dhënë disa mesazhe për Shqipërinë dhe Turqinë, ose për ato vende të tjera, siç i ka cilësuar ai, që cenojnë integritetin territorial të Greqisë, shkruan Shekulli.
Gjatë një vizite të bërë në postën kufitare greke në Molivdhoskepasti, në kufijtë me Shqipërinë, vetëm disa kilometra larg Çarshovës në Përmet, ministri Kamenos i ka cilësuar si deklarata pa pabaza historike ato të kryeministrit Edi Rama për çështjen “çame”, ndërsa shqiptarët e Çamërisë i ka cilësuar si bashkëpunë- torë me nazizmin. “Deklaratat e fundit të zotit Rama, deklarata që nuk kanë bazë historike, duhet të na sjellin ndërmend se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunë- torë të nazistëve, ishin ata që qëndruan në anën e të humburve në luftë. Ne nuk do pranojmë këto sfida, këto deklarata që fyejnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Kamenos.
I mbathur me veshje ushtarake, më tej Kamenos i është drejtuar Turqisë, duke i cilësuar madje deklaratat e Erdoganit, që kërkon ndryshimin e Traktatit të Lozanës për kufijtë me fqinjët, si deklarata idiote.
“Në qoftë se Erdogan do që të shfuqizojë Traktatin e Lozanës, atëherë ne do t’i kthehemi Traktatit të Sèvres. Turqia po përpiqet që të nxisë tensione. Është përgjigjja jonë ndaj të gjithë atyre që guxojnë të vë- në në dyshim marrëveshjet ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare dhe bëjnë deklarata sfiduese ndaj nesh”, ka thënë Kamenos.
Ministrin grek e ka shoqëruar në këtë inspektim në këtë pikë të largët kufitare të Greqisë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë, zv/ gjenerali Vasilis Telidhis, si dhe disa zyrtarë dhe oficerë të lartë të ministrisë, të cilët madje kanë qëndruar bashkë me te për më shumë se 24 orë në postën kufitare të kësaj zone.
Qeveria shqiptare ende nuk ka mbajtur ende një qëndrim në lidhje me këto deklarata të kreut të mbrojtjes helene të cilat thjesht sa mund ta tensionojnë më tej marrëdhënien e nderë politike mes dy vendeve anëtare të NATO-s.
Greqia shkel paktin e NATO-s
Vendet anëtare të NATO-s, siç përcaktohet në Traktatin e Uashingtonit të vitit 1949, ranë dakord që të konsultohen së bashku sa herë që integriteti territorial, pavarësia politika ose siguria e ndonjë prej palëve është e kërcënuar. Si Shqipëria dhe Greqia janë vende anë- tare dhe cilësohen aleate, por kjo e fundit nuk ka kërkuar asnjë lloj konsultimi apo diskutimi me Tiranën për pretendimet e saj.
Sipas Traktatit të Uashingtonit, asnjë vend anëtarë nuk duhet të kërcënojë një vend tjetër anëtar, sepse cilësohet si kërcënim ndaj të gjithë aleancës. E njëjta logjikë ndiqet edhe në rastet e sulmeve të armatosura të një pale ndaj një tjetre. Apriori, Athina nuk është duke iu përmbajtur marrëveshjes së NATO-së e cila përpara veprimeve individuale politike ka për detyrë diskutimin e tyre brenda aleancës, pavarësisht se Shqipëria nuk ka shfaqur asnjë rrezik.
Panos Kamenos është nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila u krijua kundër masave shtrënguese gjatë në pikun e krizës ekonomike greke. Kamenos u bashkua në koalicionin qeveritar me Syriza-n më 26 janar të vitit 2015, kur kjo e fundit mori besimin e popullit grek për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare. Më 7 nëntor ushtria greke nisi një stërvitje ushtarake pranë kufirit me Shqipërinë ku ishin angazhuar tanke dhe automjete, si dhe trupa ushtarake.
Në stërvitje merrte pjesë Brigada e tetë, pjesë së cilës janë forca të këmbësorisë. Aktiviteti ishte filmuar në një video që beri jehonë në imediat e dy vendeve, veçanërisht në qarqet nacionaliste greke, të cilat e kanë shoqëruar atë edhe me komente të cilat më pas u morën edhe nga mediat e tjera greke duke e veshur këtë ngjarje me përplasjet politike në distancë mes Athinës dhe Tiranës.
Kjo ngjarje trazoi për pak ditë edhe politikën shqiptare. Konkretisht deputetë të opozitës kërkuan që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati të reagonte ndaj kësaj stërvitje të pazakontë vetëm pak kilometra nga zonat e banuara shqiptare. Ministri Bushati tha se nuk ekziston asnjë rrezik real për t’u shqetësuar.
Madje, disa media greke dhe shqiptare duke cituar burime të shërbimeve sekrete helene e lidhën këtë stërvitje me shkatërrimin e të ashtuquajturave celula të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë në veri të Greqisë.
Edhe pse këto dy “formacione”, të cilësuara si ekstremiste, nuk kanë shfaqur ndonjë kërcënim për sigurinë e Greqisë, Athina zyrtare lëshon një mesazh të qartë për këdo që kërcënon integritetin e vendit, deklaruan burimet. Sipas tyre, shërbimet sekrete greke mendojnë se në të ardhmen UÇK mund të përpiqet të krijojë probleme ndaj dhe stërvitja e muajit të shkuar, synon të parandalojë pikërisht efektet negative të një fronti ekstremist në kufijtë e Greqisë.
Preteksti grek për të shkuarën
Prishja e 19 banesave të disa familjeve shqiptare dhe të minoritetit grek në Himarë në kuadër të realizimit të planit urbanistik të bashkisë Himarë dhe qeverisë shqiptare, shpejt u shndërrua në një pretekst të Athinës për të nisur një konflikt artificial me Tiranën.
Qeveria shqiptare, e ndodhur në pozicion mbrojtjeje prej kohësh, vendosi të ndryshojë gjuhën duke adresuar disa çështje të së shkuarës si ajo “çame” dhe ligji i luftës të cilat sipas kryeministri shqiptar Edi Rama kanë qenë një mur për marrëdhëniet mes dy vendeve e që nuk duhet të shmangen.
E kapur nga kompleksiteti i së shkuarës, Greqia e zhvendosi “betejën” në distancë në Bruksel, duke i bërë presion Shqipërisë me veto për çeljen e negociatave nëse kjo e fundit nuk respekton të drejtat e minoriteteve. Cilit minoritet? Në raportin e progresit të Komisionit Europian të këtij viti minoriteti grek nuk përmendej asgjëkund si i keqtrajtuar nga Shqipëria.
Idrizi: Jemi vend i NATO-s, Shqipëria t’i përgjigjet kërcënimit grek
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i përgjigjet deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, duke theksuar se kur ministrat e Mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake pranë kufijve të fqinjëve rezultati është katastrofik. Sipas PDIU-s, ministri grek është i njohur për qëndrimet e tij antisemite dhe antievropiane, ndërsa i kërkon Shqipërisë që të marrë masa.
“Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend. Dje ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anë- tare të Aleancës”, thuhet në reagim. Më tej, në qëndrimin e PDIU-së thuhet se shqiptarët e Camërisë nuk bashkëpunuan me nazizmin dhe se ministri grek lexon historinë e shkruar nga ushtaraku famëkeq Zerva që masakroi dhe largoi nga trojet e tyre mijëra shqiptarë.
“Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkroi Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë”, thuhet më tej.
Sipas PDIU-së, “çështja çame është një çështje gjenocidi të Greqisë, që u zhvillua në mënyrë të pandërprerë nga paraardhësit e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti në fund të Luftës së Dytë Botërore”. Në deklaratën e partisë shqiptare, thuhet se Greqia e kohës së Zervës spastroi të gjitha komunitetet e huaja duke bashkëpunuar me nazistët, ndërsa justifikimin e këtyre veprave kriminale e qan të pafalshme. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025