LAJMI I FUNDIT:

Greqi, arrestohen 5 shqiptarë, plaçkisnin shtëpi

Greqi, arrestohen 5 shqiptarë, plaçkisnin shtëpi

Policia e Athinës arrestoi të mërkurën pesë shqiptarë dhe një adoleshent grek pasi ishin pjesë e një organizatë kriminale e cila vepronte veçanërisht në kryerjen e plaçkitjeve në shtëpi nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.

Nga operacioni kanë rënë në pranga, Aleksandër Pepa, 21 vjeç, Ermir Meta, 20 vjeç, E.M, 15 vjeç, Enea Pano, 25 vjeç, Sokrat Meniko 22 vjeç dhe një 16- vjeçar banor grek i Athinës. Të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Greqi. Policia tha se ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, raportoi Panorama.

Të arrestuarit hynin në shtëpi në mbrëmje vonë apo në mëngjes herët duke marrë me vete të holla, telefona, pajisje elektronike dhe makina, të cilat i përdornin për arratisje. Vetëm në një nga vjedhjet e bujshme të këtij grupi kriminal, policia e Athinës tha se janë përfituar rreth 80.000 euro./Telegrafi/